E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroacia, pro ndërmjetësimit të BE-së për konfliktin me Slloveninë



Kroacia më në fund vendosi që BE-ja të ndërmjetësojë konfliktin kufitar me Slloveninë. Kryeministri kroat Ivo Sanader dhe Presidenti Stipe Mesiç, pas takimit me përfaqësuesit e partive politike, vendosën që BE-ja të lejohet të përfshihet në bisedimet për çështjen e kufirit. Megjithatë, kushti i Kroacisë është që ndërmjetësi nga Bashkimi Europian vetëm të përgatisë çështjen dhe më pas ajo të gjykohet në Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kryeministri Sander tha se Kroacia do të vazhdojë të këmbëngulë në parimet e solidaritetit dhe të reciprocitetit, por do të kundërshtojë plotësisht çdo lloj shantazhi. Sllovenia ka bllokuar negociatat e anëtarësimit të Kroacisë në BE për shkak të konfliktit që erdhi pas mosmarrëveshjeve lidhur me një territor të vogël toke dhe për kufirin detar. Nëse kjo çështje nuk zgjidhet, Zagrebi nuk do të mund të përfundojë bisedimet gjatë këtij viti, ashtu siç kishte planifikuar. Sllovenia ka pranuar tashmë ndërmjetësimin e BE-së, por ka kundërshtuar dërgimin e çështjes në Gjykatën Ndërkombëtare.

10 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›