E Diel, 1 Nëntor 2026

“Eagle Mobile”, surpriza, shërbime dhe aktivitete të reja në 1-vjetorin e hyrjes në treg



“Eagle Mobile”, kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri, mbush 1 vjeç më 12 mars. Pas ndryshimit të sjellë brenda një kohe rekord në tregun shqiptar të telekomunikacionit, surprizat e “Eagle” nuk dinë të mbarojnë. Të gjithë abonentët Riniring dhe me rimbushje Standard, mes datave 9 mars-12 prill, që do të kryejnë rimbushje të kartave 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë, do të përfitojnë bonuse. Për çdo rimbushje të kartave 800 lekë fitoni 150 lekë; për çdo rimbushje të kartave 1000 lekë fitoni 250 lekë; për çdo rimbushje të kartave 2000 lekë fitoni 600 lekë dhe për çdo rimbushje të kartave 5000 lekë fitoni 1500 lekë bonus. Bonuset e fituara mund të përdoren brenda 30 ditëve pas ditës së rimbushjes. Bonuset e fituara mund të përdoren për telefonata kundrejt të gjithë operatorëve. Përveç kësaj, të gjithë abonentët Riniring dhe Standard që kryejnë një rimbushje të kartave me vlerë 800, 1000, 2000 dhe 5000 lekë përfitojnë 100 SMS falas, të cilat mund të përdoren vetëm brenda rrjetit “Eagle Mobile”. SMS-të e fituara janë të vlefshme për 30 ditë nga momenti i aktivizimit. Sa më shumë që flisni, aq më shumë fitoni. Po ashtu, në mbështetje të nënave me fëmijë jetimë dhe grave të moshës së tretë “Eagle Mobile” ka marrë përsipër përgjegjësinë e të qenit një kompani shqiptare. Në këtë 8 Mars kompania nuk harroi të ndihmojë, mbështesë dhe festojë së bashku me nënat me fëmijë jetimë dhe gratë e moshës së tretë nga shtëpitë e të moshuarve. Në një bashkëpunim me Shoqata për Zhvillim, Informim dhe Barazi Gjinore, “Eagle” shpërndau ndihma dhe dhurata me rastin e 8 Marsin për nënat me fëmijë jetimë. Më 8 Mars, Shoqata për Zhvillim, Informim dhe Barazi Gjinore dhe “Eagle Mobile” zhvilluan një konferencë që synonte sensibilizimin për punësimin e grave, ku morën pjesë deputetja e PS-së Arta Dade, dhe këshilltarja ekonomike e kryeministrit Berisha, Suzana Guxholli. Zëvendësdrejtori i “Eagle” Bulent Dorttepe, vlerësoi se “63 për qind e punonjësve të kësaj kompanie janë femra dhe se ky është një shembull për të gjithë”.

10 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›