Formimi i FSK-së, mbetet jashtë djali i Adem Jasharit
Në Forcën e Sigurisë të Kosovës nuk do të përfshihet djali i komandantit legjendar Adem Jashari. Në një intervistë për mediat kosovare, përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari, është shprehur se Lulzim Jashari ka qenë pjesë e Trupave Mbrojtëse dhe megjithatë nuk është përfshirë në FSK. “Për momentin Lulzimi është pa punë, respektivisht nuk është inkuadruar në FSK”. I pyetur për shkaqet e mospërfshirjes në FSK, Murati është shprehur: “Është një problem që nuk dihet ende se ç`ka ndodhur. Kishte disa bisedime ditëve të fundit, nuk e di si do të përfundojnë”. Sipas tij, burimet e të ardhurave të familjes Jashari janë vetëm burime familjare. “Janë burime tërësisht familjare. Pushteti qendror nuk ka nxjerrë ndonjë ligj për këtë çështje, kurse ai lokal paguan 500-700 euro në emër të shpenzimeve që bëhen për delegacione të ndryshme. Asgjë nuk është rregulluar ligjërisht. Lulzimi deri tani ka qenë në TMK”, - ka thënë ai.
10 Mars 2009