E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti Medicus debati per trafikimin e organeve ne Prishtine

Prishtine 7 janar NOA - Nje Gjykate e Qarkut ne Prishtine pritet qe brenda 15 ditesh te marre nje vendim per fillimin ose jo te gjykimit kunder shtate personave te dyshuar per trafikim te organeve njerezore dhe krim te organizuar.

Te enjten prokurori nderkombetar ka paraqitur akuzat ne nje seance te dyte te konfirmimit ne Gjykate.

Te akuzuarit kane kundershtuar pretendimet e ngritura nga prokurori i ceshtjes. Ne mesin e shtate te akuzuarve ndodhen edhe mjeke dhe nje person qe me pare ka punuar ne Ministrine e Shendetesise nderkohe qe eshte leshuar edhe nje flete-arrest nderkombetar per dy persona te tjere njeri shtetas izraelit dhe tjetri turk te dyshuar per perfshirje ne krim te organizuar.

Sipas akuzes shtetasit nga Kosova kane rekrutuar afro 20 shtetas te huaj kryesisht nga Moldavia Rusia Kazakistani dhe Turqia te cileve u jane premtuar sic thuhet 20 mije dollare per dhurimin e veshkave nderkaq marresve u jane kerkuar te paguanin deri ne 100 mije dollare.

Prokurori i ceshtjes tha se dhuruesit ishin sjelle ne Kosove me pretendime te rrejshme.

Akuza per trafikim te organeve nderlidhet me veprimet ne nje klinike private ne Prishtine qe ne vitin 2008 kur besohet te jete kryer nje transplatim i paligjshem i nje veshke qe coi ne arrestimin e tre udheheqesve te klinikes dhe pezullimin e zyrtarit te Ministrise se Shendetesise.

Hetimet e EULEX-it vazhduan edhe pas lirimit te tyre nga arresti dhe ne tetor te vitit te kaluar u ngriten akuzat e para.

Ne seancen e dyte te konfirmimit ne Gjykate qe u zhvillua te enjten te shtate te akuzuarit nga Kosova kundershtuan pretendimet e prokurorit nderkohe qe mbrojtesit e tyre kerkuan qe akuzat te hidhen poshte.

Pala mbrojtese nderkaq tha se po behen perpjekje qe ceshtja te nderlidhet me nje raport te te derguarit te Keshillit te Evropes Dick Marty me te cilin akuzohet udheheqja e larte e ish-UCK-se per perfshirje ne trafikim te organeve njerezore gjate luftes ne Kosove.

Raporti nxiti reagime te fuqishme ne Kosove nderkohe qe i njejti pritet te diskutohet ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te Keshillit te Evropes nga fundi i muajit janar.

NOA/BBC

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›