Palo-greva e bolshevikëve, Fiqiri Xibri kapet “mat”, duke u shpërndarë “shpërblimet” protestuesve
S’fsheh dot as faktin se sindikata e tij s’ka minatorë dhe merr punonjësit e gjelbërimit të bashkisë, duke i maskuar si minatorë, si sindikalistë e si protestues
Një nga njerëzit e afërt të klikës bllokmene të Edi Ramës, sindikalisti i minatorëve, Fiqiri Xibri, ka hedhur në ‘erë’ dje gjithçka të sajuar nga kryesocialisti deri në momentin kur nuk bëhej fjalë për fakte të vërteta se grevistët janë të paguar, pavarësisht se disa qytetarë kishin denoncuar pagesat...
Televizioni “Klan” ka mundur të sigurojë pamje të qarta që flasin më shumë se sa fjalët që interpretojnë aktin mizor të njerëzve të Edi Ramës, për të sajuar konflikte artificiale, duke dhunuar socialistët e thjeshtë dhe luajtur me fatkeqësinë e tyre, siç është pamundësia ekonomike. Fiqiri Xibri, i cili nga foltoret e protestës së socialistëve gulçon me fraza dhe epitete të ashpra kundër qeverisë, duke hedhur kështu dhjetëra akuza, por pa asnjë bazë faktike, në rastin konkret, është zhytur vetë fund e krye në një aferë të rëndë, e cila përfundimisht ka zbuluar të gjithë strategjinë 10 mujore të Edi Ramës, Gramoz Ruçit, Spartak Ngjelës, Erjon Veliajt, Skënder Gjinushit apo edhe Paskal Milos, për të krijuar çmos, vetëm e vetëm që Shqipëria të destabilizohej dhe nisur nga kjo, pra nga konfliktet artificiale, arritjen e synimeve ogurzeza, për rrëzimin e qeverisë dhe marrjen e pushtetit përmes revoltave popullore.
Por, as ngritja e minatorëve nuk ndikoi te Edi Rama, që ta konsideronte Xibrin si një aleat të mundshëm në rrokadën e mëtejshme kundër pushtetit dhe qeverisë aktuale. Ai thjesht sa ka kryer një nder të pavetëdijshëm se cila është zanafilla e mbledhjes së atyre pak njerëzve që pranojnë të keqpërdoren, në atë bulevard të bllokuar me dhunë. Dhe përgjigja është e ditur tashmë, ata vijnë kundrejt asaj pagese që u është premtuar, duke u faktuar se nuk kanë interes ideologjik. Fiqiri Xibri ka protestuar shpesh për pagat e minatorëve dhe kushtet e tyre të punës, por së fundmi ai është kthyer në pagator të PS, duke shpërndarë lekë në mënyre ilegale për pjesëmarrësit në protestë.