Kronika e një ngjarjeje të paralajmëruar, ose e “premtja e zezë” e një kryeqyteti
Ajo që dje nisi si një ditë krejt normale, përfundoi në një kasaphanë që lau rrugët e kryeqytetit me gjak dhe që na ktheu shumë vite prapa...
E nisa ditën e djeshme njësoj si të gjitha ditët e zakonshme të punës. Bashkë me një kolegun tim u takuan në redaksi dhe morëm rrugën për të shkuar drejt qendrës, për të monitoruar protestën e popullit opozitar. Por ajo që duhet të ishte një protestë paqësore, para syve të mi u kthye shumë shpejt në një epope ku nuk merrte vesh i pari të dytin dhe ku gjithkush e kishte me këdo, pa ditur se pse.
I ndodhur në një prej kafeneve të kryeqytetit në qendrën tregtare përballë me godinën e Kryeministrisë dhe përbri godinës së Kryesisë së Kuvendit, nisëm të bisedonim dhe të hamendësonim se si do të shkonte protesta e sotme. Nuk ishin të pakët ata që thoshin se me 99% do të kishte dhunë, por kishte edhe nga ata që hamendësonin se pas deklaratës së Ambasadës Amerikane, opozita do të bënte vetëm një manifestim normal. Mes këtyre bisedave mes miqsh dhe kolegësh e në pritje, me njërin sy nga bulevardi i mbushur me radhë të gjata policësh dhe me tjetrin nga monitorët e TV-ve, ora shkoi 14:10. Aty ia behu dhe turma e parë që nuk kishte më shumë se 500-600 veta, kryesisht të rinj adoleshentë që nisën brohoritjet, fishkëllimat dhe hodhën edhe sloganet e para. Pas tyre filluan të zbresin njëri pas tjetrit turma gjithmonë e më të mëdha, të cilat u pozicionuan në “frontet” e tyre. Për pak minuta bulevardi përballë godinës së Kryeministrisë u mbush plot dhe mes turmës “humbën” edhe kameramanët, fotoreporterët dhe gazetarët e shumtë.
Mbushet bulevardi
21.01.2011, ora 14:10
Nga ora 14:10, kur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ia behu grupi i parë i demonstruesve, brenda pak minutave e gjithë zona nisi të mbushej nga mijëra njerëz. Demonstruesit mbanin pankarta dhe parulla me slogane kundër qeverisë, mes të cilave spikatnin “Berisha, dorëzo bllokun!” dhe “O Ilir, o hajdut!”. E, në një kohë që të parët nisën furishëm protestën, madje duke mos kursyer as hedhjen e sendeve të para (kryesisht ombrella dhe shkopinj), mbi skafandrat e policëve të rreshtuar në disa kordonë përpara shkallëve të Kryeministrisë, nga dritaret e kafenesë ku isha vendosur vura re se pjesa më e madhe ishte ndalur te ish-hotel “Dajti” dhe nuk po lëvizte. Vura re se manifestuesit po zbritnin me ngadalë nga sheshi “Skënderbej”, ku dhe ishte mbledhur shumica e tyre, duke bërtitur kundër kryeministrit. Pranë tyre pashë të zbritnin bashkë me turmat edhe deputetë të Partisë Socialiste dhe përfaqësues të tjerë të partive të opozitës. Televizionet po thoshin që edhe rreth 5 mijë protestues të tjerë po vinin për në bulevard nga “21 Dhjetori”. Ndërkohë që në shesh protestuesit nisën të shtoheshin, selia e Kryeministrisë, përveç mbrojtjes nga kordoni i policisë, po mbrohej edhe nga ushtarët e Gardës, të cilët e kanë rrethuar me tela me gjemba.
Përshkallëzimi
21.01.2011 ora 14:20
Nuk është dashur shumë dhe një pjesë e mirë e demonstruesve në formë pyke, janë vërsulur ndaj kordonëve trefish të policisë duke i shtyrë, sharë dhe qëlluar me sende të forta. Nga turma janë shkëputur disa burra, të cilët janë munduar që t’i qetësojnë, por nga ç’pashë, as ata nuk mundën që ta mbanin turmën, e cila dukej se ishte nisur për t’u përplasur me policinë. Pankartat që mbanin në duar protestuesit janë kthyer në sendet e para goditëse ndaj policisë, e cila, nga ana e saj, fillimisht u është përgjigjur beftë demonstruesve. Por, iritimi i demonstruesve nuk ka kursyer as flamujt kuqezi, ku duke u rritur edhe numri i demonstruesve në bulevard, nisi edhe përshkallëzimi i dhunës nga të dyja palët. Selia e Kryeministrisë ishte e rrethuar nga tre kordonë policie, të vendosur njëri pas tjetrit, si dhe nga ushtarët e Gardës, të cilët qëndronin nga brenda rrethimit me tela me gjemba. Por, ndërkohë pamë se edhe gjatë kalimit të protestuesve mes ndërtesës së Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, manifestuesit hodhën këpucë dhe vezë ndaj saj.
Situata doli jashtë kontrollit
21.01.2011 ora 14:25
Protestuesit i janë përgjigjur thirrjes së drejtuesve politikë të protestës për demonstratë. Ata kanë nisur nga hedhja e sendeve të forta ndaj forcave të policisë në detyrë të vendosura para Kryeministrisë, pa asnjë shkak, duke i qëlluar me mjete të forta e madje edhe me lëndë plasëse. Disa efektivë të policisë, të angazhuar në mbrojtje të institucioneve, janë plagosur që në fillim. Mbi kordonët e policisë demonstruesit kanë nisur të flakin shkopinj, gurë, tulla, pllaka betoni e mjete të tjera të forta, me të cilat qëlluan forca e rendit. Forcat e rendit janë përpjekur të shmangin konfrontimin, por ata kanë reaguar pasi janë goditur në mënyrë të vazhdueshme nga protestuesit e opozitës. Në këtë mënyrë janë regjistruar edhe incidentet e para në demonstratën masive të qytetarëve, të organizuar nga partitë e opozitës. Nga ana tjetër, kordoni i policisë, i rreshtuar para Kryeministrisë, nuk ka lënë pa përdorur shkopinjtë e gomës. Pas furisë së goditjes së protestuesve, kordoni i policisë u përça disa herë, por vazhdoi të mbrojë selinë e Kryeministrisë. Pas kësaj në skenë dolën makinat e ujit, që kanë hedhur me presion ujë me topa, si dhe filluan breshëritë e bombave me gaz lotsjellës.
Tensioni përshkallëzohet
21.01.2011 ora 14:35
Gurëve dhe shkopinjve të demonstruesve ua la vendin gazi lotsjellës dhe pompat me ujë për të shpërndarë demonstruesit. Kjo ndërhyrje i detyroi përkohësisht pjesëmarrësit që të tërhiqen nga qëndrimi i tyre para selisë së qeverisë. Situata u tensionua pasi disa nga protestuesit hodhën objekte ndaj kordonit të policisë që mbronte ndërtesën, e cila, nga ana e saj, reagoi edhe më fort. Por, këtij përshkallëzimi të forcës nga ana e uniformave blu, demonstruesit iu përgjigjën më pas me molotov dhe lëndë plasëse, që pasuan zhurmat e granatave të gazit. Pas kësaj, dikush që e monitoronte si dhe unë situatën nga kafenetë në qendër, nuk ngurroi të jepte, nëpërmjet celularit, një urdhër “paradoksal”. “Të hapet edhe një front i dytë”. Sakaq, një pjesë e manifestuesve, të mbledhur para ndërtesës së Kryeministrisë, dolën nga ana e Piramidës dhe duke pasur më shumë “lëndë të parë” gurë, kanë sulmuar duke thyer e kthyer përmbys disa makina. Para Kryeministrisë ndërkohë u intensifikua sasia e tymit e shkaktuar nga granatat me gaz lotsjellës të policisë, e cila vazhdoi të përdorte edhe shkopinjtë e gomës ndaj turmës. Por, sapo u bë një tërheqje e forcave të rendit, protestuesit erdhën sërish edhe më të shumtë në numër, ku krijuan një furi goditjesh me gurë, si dhe nuk ngurruan që të digjnin mbi 10 automjete private dhe policie që ishin bllokuar në qendër. Pas kësaj vijon një rutinë ecejakesh mes turmës dhe policisë, që të kujtonte lojën e “maces me miun”.
Protestuesit u rikthyen
21.01.2011 ora 15:00
Protestuesit filluan sërish mbledhjen rreth orës 15:00 sërish para Kryeministrisë, pas një tkurrjeje të përkohshme të forcave të rendit. Situata u bë edhe më shumë e tensionuar me demonstruesit që nisën të gjuajnë edhe më shumë me gurë dhe policinë që reagonte dhe që më parë përdori pompa uji për të shpërndarë turmën. Të acaruar, protestuesit kanë sulmuar disa makina civile, duke i thyer dhe kthyer përmbys, si dhe u kanë vënë flakën më pas 8 automjeteve të policisë që gjendeshin te lulishtja e Piramidës dhe te lulishtja përbri kullave binjake. Shumë prej demonstruesve u ngjitën edhe mbi ndërtesën e Piramidës, ku që aty vijonin gjuajtjet me gurë dhe sende të forta. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbulua ndërkohë nga tymi që vinte nga djegia e (dy deri në tre) makina civile që gjendeshin pranë godinës së Kryeministrisë. Nga flakët nuk shpëtoi as një makinë e Televizionit Klan, e cila ishte bllokuar në Unazë. Situata u qetësua disi kur policia lejoi disa nga protestuesit të ngjiteshin pranë derës së Kryeministrisë, ku një numër i madh njerëzish qëndronin përpara kësaj godine duke thirrur për largimin e qeverisë.
Përkeqësimi i tretë i situatës
21.01.2011 ora 15:55
Sulmi i tretë nisi në krahun ngjitur me Piramidën. Dhjetëra protestues që po goditnin me gurë forcat e policisë që gjendeshin në këtë zonë, u pasuan edhe nga dhjetëra të tjerë që erdhën nga pjesa përballë Kryeministrisë. Policia vijoi sulmin me gaz lotsjellës, megjithatë kjo nuk i zmbrapsi protestuesit që vijuan të vendosur të kërkojnë largimin e qeverisë. Ndërkohë pati një tërheqje të policisë nga krahu përpara Piramidës dhe rikthimin e saj në pjesën përpara Kryeministrisë. Në këtë kohë protestuesit nisën mësymjen për të hyrë në brendësi të Kryeministrisë, por kjo u shoqërua me të shtëna në ajër me armë nga ana e policisë, duke tentuar të zmbrapsë protestuesit. Disa prej manifestuesve u panë të binin të shtrirë në tokë, por nuk kuptohej nëse ata ishin qëlluan me armë zjarri ose jo. Reagimi i policisë erdhi pas një tentative të manifestuesve për të hyrë në portën e hekurt të godinës së Kryeministrisë, ku tentuan të fusin brenda rrethimit edhe një automjet tip “Benz” me ngjyrë të gjelbër. Pas përfundimit të gjithë kësaj përleshjeje dhe pas largimit të të plagosurve nga sheshi, një mori e madhe e turmës së protestuesve u larguan drejt sheshit “Skënderbej” dhe parkut “Rinia”.
Përplasja e fundit mes disa demonstruesve të mbetur në bulevard dhe policisë ndodhi në ambientet e qendrës tregtare të dy kullave. Forcat e rendit ndërhynë deri në ambientet e brendshme të dy kullave binjake, duke qëlluar me shkopinj gome mbi personat aty. Më pas, policia mori në kontroll zonën përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku në fund, përpara se të vija për në redaksi, pashë edhe daljen e mjeteve të blinduara të forcave speciale.
Detaje
31 CIVILË TË PLAGOSUR, NJË POLIC NË GJENDJE TË RËNDË
ORA 19:00 - Alfred Gega, nëndrejtor i Spitalit Ushtarak, deklaroi për mediat se të plagosur në këtë spital janë 31 civilë. Sipas tij, edhe një polic është në gjendje të rëndë. “Ka një hematomë në kokë”, - tha ai. Sipas Gegës, edhe njëri prej civilëve ndodhet në reanimacion dhe po shikohet nëse mund të ndërhyhet.
21 CIVILË TË PLAGOSUR, 17 POLICË TË PLAGOSUR
ORA 18:00 - Shefi i Urgjencës së Spitalin Ushtarak, Sami Koçeku, deklaron se përveç viktimave ka edhe 21 civilë të plagosur, 3 prej tyre të plagosur me armë. Sipas tij, të plagosur janë edhe 17 policë.
POLICIA TENTON TE SHPËRNDAJË DEMONSTRUESIT
ORA 17:25 - Policia tenton të shpërndajë demonstruesit. Të gjitha forcat janë shpërndarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe po ushtrojnë dhunë te demonstruesit që ndodhen ende në rrugë. Shumë prej demonstruesve kanë ngjitur shkallët e dy Kullave Binjake, ndërsa policia po i gjurmon.
THYHEN DYQANET PRANË DY KULLAVE BINJAKE
ORA 17:20 - Policia e ndërhyrjes së shpejtë ka shpërndarë protestuesit që kanë thyer dhe dëmtuar katet e para të dy Kullave Binjake. Vihet re se turma nuk është shpërndarë ende, edhe pse errësira ka rënë.
DEMONSTRATA, KONFIRMOHEN 3 TË VDEKUR
ORA 16:55 - Demonstrata e dhunshme ka shënuar 3 persona të vdekur. Një nga viktimat është identifikuar si shtetasi Viver Veizi, 43 vjeç, nga Gjirokastra, viktima e dytë, Hekuran Deda nga Dibra dhe një tjetër person ende i paidentifikuar. Mjeku Koçeku pohoi se viktimat janë qëlluar nga afër me armë të kalibrit të vogël. Plagët janë marrë nga para trupit, kryesisht në gjoks. Kurse viktima Deda është qëlluar me plumb në kokë.
HAPET NJË NGA DYERT E HEKURTA TE KRYEMINISTRISË
ORA 16:10- Edhe pas të shtënave në ajër nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë, turma nuk është tërhequr, por ka vijuar mësymjen drejt selisë së Kryeministrisë. Fuqia e turmës ka hapur një prej dyerve të hekurit të kangjellave që rrethojnë Kryeministrinë.
TËRHIQEN DEMONSTRUESIT NGA DERA E HAPUR E KRYEMINISTRISË
ORA 16:30 - Funksionarë të Policisë së Shtetit u kanë kërkuar demonstruesve të tërhiqen nga dera e hapur e kangjellave të Kryeministrisë, pasi u kanë deklaruara se kanë hyrë në zonën e nxehtë. Shumë demonstrues janë tërhequr, të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë para selisë së Kryeministrisë.
NË DEMONSTRATË DHE FËMIJË
ORA 16:05 - Mes turmës që protestoi dje para Kryeministrisë janë vënë re edhe fëmijë të mitur. Nuk dihet nëse ata ishin aty së bashku me prindërit në demonstratë, apo pa leje. Por situata në Bulevard aktualisht është tepër e rënduar.
POLICIA KUNDËRPËRGJIGJET, TË SHTËNA NË AJËR
ORA 16:00 - Policia u kundërpërgjigj me shkopinj gome dhe fishekë gome ndaj demonstruesve. Pas mësymjes drejt Kryeministrisë u dëgjuan të shtëna në ajër nga forcat speciale të ndërhyrjes së shpejtë.
POLICIA QËLLON ME SHKOPINJ GOME, DEMONSTRUESIT ME GURË
ORA 14:55 - Policia qëllon me shkopinj gome demonstruesit. Dëgjohen dhe të shtëna me gaz lotsjellës. Hidhen gurë në drejtim të Kryeministrisë. Një makinë e policisë në flakë. Protestuesit mblidhen përpara Kryeministrisë, intensifikohen të shtënat. Nga pamjet live, të transmetuara në media vërehen të plagosur si nga demonstruesit, ashtu edhe nga forcat e policisë.
DEMONSTRATA VIJON, SITUATA KAOTIKE
ORA 15:40 - Turma vijon të qëndrojë para Kryeministrisë. Situata vijon të mbetet kaotike, pasi protestuesit janë te kangjellat e Kryeministrisë dhe vazhdojnë thirrjet e tyre “Ik Sali Berisha me bandën tënde”. Janë forcuar tepër kordonët e policisë rreth Kryeministrisë, ndërsa turma vijon të mblidhet rreth selisë së Kryeministrisë.
DËGJOHEN TË SHTËNA, POLICIA QËLLON ME PLUMBA MANOVËR
ORA 14:48- Dëgjohen të shtëna në ajër. Protestuesit janë vendosur pranë Kullave Binjake dhe godasin në distancë me gur policinë. Dëgjohen thirrje: "Poshtë qeveria".
POLICIA SHPËRNDAN TURMAT ME UJË
ORA 14:42- Protesta para Kryeministrisë. Demonstruesit qëllojnë me gurë në drejtim të policisë. Makina zjarrfikëse për të shpërndarë protestuesit me ujë.
VIJON SITUATA E TENSIONUAR
ORA 14:40- Situata e tensionuar po vijon para Kryeministrisë. Policia po mundohet të largojë turmën me gaz lotsjellës. Demonstruesit godasin me gurë policinë. Tym dhe sende të forta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".
POLICIA KUNDËRPËRGJIGJET ME SHKOPINJ GOME
ORA 14:24 - Në një moment policia kundërpërgjigjet me shkopinj gome duke i shtyrë protestuesit. Situata vazhdon të jetë e tensionuar.
DEMOSTRUESIT, SHISHE E SHKOPINJ DRURI DREJT POLICISË
ORA 14:21- Protestuesit kanë nisur të hedhin objekte si shishe uji, shkopinj dhe çadra në drejtim të policëve që kanë krijuar kordon para Kryeministrisë. Demonstruesit po qëllojnë me çadra, ndërsa policia po mbrohet me mburojë. Disa protestues gjuajnë drejt policisë me disa shkopinj të mëdhenj. Njërit polic i është thyer dhe mburoja. Në një moment policia kundërpërgjigjet duke shtyrë protestuesit.
QËLLOHET ME GUR MAKINA E POLICISË
ORA 14:03 - Demonstruesit qëllojnë një makinë policie me gurë. Përdorimi i gazit lotsjellës ka bërë që protestuesit të largohen disa metra më tutje duke lënë bosh bulevardin kryesor dhe duke u vendosur në trotuarin tjetër.
22 Janar 2011