E Diel, 1 Nëntor 2026

Te vraret ne nje hark kohor te shkurter nga njeri tjetri

Vrasjet nisen ne oren 1445 nga Policia dhe Garda e Republikes

Personi i pare i vrare eshte qelluar me arme zjarri rreth ores 1445 kur ai ishte perballe godines se kryeministrise ndersa u qellua me arme zjarri nga efektivet e Grades. Personi i veshur me nje jelek leshi u dergua ne krahun e ures nga ana e hotel Dajtit.


Nje grup protestuesish e transportuan ate ne drejtim te bulevardit kryesor ndersa u ndalua nje moment prane ures kryesore ne bulevard. Pas shume kerkesash per ndihme per mberritjen e nje ambulance asnje mjet i tille nuk mberriti pavaresisht kerkeses se here pas hershme ne telefon nga qytetare te ndryshem. Pas kerkesave te shumta per ndihme nje mjet fuoristrade Land Rover ndaloi dhe i plagosuri rende u transportua per ne spital.


Personi i plagosur dukej se kishte nje plage te rende ne zemer dhe pavaresisht ndihmes se dhene ne spitalin ushtarak ai nderroi jete rruges per ne spital pa mberritur atje. Personi i dyte qe eshte plagosur dhe me pas nderroi jete ishte vetem pak minuta pas vrasjes se te parit nje tjeter person u transportua per ne spital. Nderkaq nje tjeter person qe u qellua eshte pikerisht personi i cili duket ne videon shokuese te transmetuar nga gazeta Shekulli onl-ine. Thuajse te gjithe personat e vrare jane qelluar brenda nje harku kohor mjaft te shkurter nga njeri- tjetri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›