E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresoj qe sot Berishen ta keshillojne njerez te mencur

Te gjithe pak a shume e pame se cfare ndodhi dje ne Tirane te gjithe gjithashtu pyesim edhe se cfare do te ndodhe.Sikurse cdo ngjarje historike edhe protesta e sotme fund e krye me natyre politike i pati viktimat e saj sakrifikale ose njerez deri dje anonime qe me vdekjen e tyre dashur pa dashur u shnderruan ne shenja ose simbole te te pakthyeshmes rreth te cilave do te koagulohet diskursi politik shqiptar gjate muajve ne mos viteve qe do te vijne.


Te shumta jane leximet qe mund ti jepen protestes masive dhe incidenteve qe e shoqeruan lufte per pushtet mes PD-se dhe PS-se ose mes Berishes dhe Rames perpjekje e opozites per ta zgjidhur nyjen gordiane te legjitimitetit me rruge jashte-parlamentare efekt anesor i pashmangshem i mosmarreveshjes se zgjatur per zgjedhjet fitore e subversionit ndaj arsyes perseritje e 1997-es provokacione te nxitura nga agjentura te huaja dhe elemente te sherbimeve sekrete per destabilizimin e situates perplasje e jugut me veriun e shqiptareve...


Megjithate interpretimi i vetem qe na lejohet eshte ai i nje shfaqjeje elokuente te zemerimit popullor perballe obsesionit te regjimit Berisha me pushtetin dhe refuzimin e institucioneve kryesore te shtetit per dialog me shoqerine civile.


Gjate diteve qe i paraprine protestes edhe nje gjest i vetem mirekuptimi nga ana e kryeministrit Berisha perballe krizes qe po pervijohej do te kishte mjaftuar per te qetesuar situaten.
Shkaku kryesor dhe imediat i dhunes se sotme te vdekurve demeve materiale tronditjes se Tiranes dhe te krejt Shqiperise lekundjes se institucioneve te shtetit dhe pezmatimit te marredhenieve mes shtetit dhe qytetareve duhet kerkuar ne shfaqjen e padenje dhe dhunen verbale te papranueshme te kryeministrit Berisha ne parlament javen qe shkoi.


Prej kohesh e kemi thene dhe perseritur se kjo lloj dhune ligjerimore e katalizuar edhe nga informacioni per korrupsion te perbindshem ne te gjitha nivelet e ekzekutivit te gjyqesorit dhe te legjislativit si dhe nga paraliza e institucioneve perballe vullnetit maniakal te Berishes per te qendruar ne krye te puneve e pra ky fare agresioni verbal ndaj kundershtarit dhe vecanerisht perdhosja sistematike qe i eshte bere kreut te opozites Rama heret a vone do te perkthehej ne dhune reale ku komunikimi mes paleve do te ndermjetesohej nga shkopi i policit guri gazi lotsjelles uji me presion dhe plumbi i pistoletes.


Kur politika si art i te mundshmes dhe zotesi per tu zhvendosur nga nje kompromis ne tjetrin transferohet ne sheshet publike dhe mbetet ne duar te turmave perballe policeve eshte koha qe pushteti legjitim ti nenshtrohet nje verifikimi rrenjesor te pakten nepermjet zgjedhjeve te parakohshme.


Tani qe shkruaj ende nuk ka ndonje reagim zyrtar prej ekzekutivit pervec disa deklaratave propagandistike te mbushura me retorike sa te dobet aq edhe koketrashe te disa eksponenteve te PD-se. Shpresoj - edhe pse kjo eshte shprese fare e kote - qe Berishen ta keshillojne njerez te mencur dhe ta bindin se ne keto momente njerezit kane nevoje te degjojne dicka te re prej pushtetit jo me tirada te neveritshme kunder kreut te opozites as mburrje sovjetike per arritjet por nje reagim te shpejte dhe te arsyeshem qe te permbaje brenda premtimin per zgjidhjen e kesaj krize.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›