Prokuroria nis hetimet per vrasjet perpara kryeministrise

Te vraret
Ziber Veizi 43 vjec
Hekuran Doda 38 vjec
Aleks NIkolla
Nje person i paidentitifkuar
TIRAN- Pasditen e djeshme vetem pak minuta pasi ne Spitalin Ushtarak dhe ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza ne kryeqytet kane mberritur te plagosurit e pare te demonstrates se opozites se bashkuar ne bulevardin Deshmoret e Kombit nje grup prokuroresh kane filluar hetimet.
Me urdher te drejtuesit te Prokurorise se kryeqytetit prokurorit Sokol Malaj institucioni qe ai drejton ka nisur hetimet duke regjistruar procedimin penal per ngjarjen e dites se djeshme ku per pasoje mbeten te vrare 3 persona dhe mbi 150 te plagosur e lenduar mes policeve dhe protestuesve.
Edhe burimet zyrtare te institucionit qendror te akuzes konfirmuan fillimin e procedimit penal ku sipas tyre jane angazhuar ne hetime te gjithe drejtuesit e ketij institucioni dhe mbi gjysma e prokuroreve te prokurorise se kryeqytetit se bashku me hetuesit e tyre. Kane nisur hetimet dhe qe ne oret e para te pasdites prokuroret dhe oficeret jane shperndare ne vende te ndryshme per te bere te mundur mbledhjen e te dhenave mbi pasojat e demonstrates.
Hetimi eshte ndare ne disa pjese ku nje grup prokuroresh po punojne ne vendin e ngjarjes para kryeministrise per te zbardhur rrethanat e ngjarjes nje grup tjeter po merret me pyetjen e te plagosurve me arme disa prokuror te tjere po merren me te lenduarit nga te goditurat nga policia dhe protestuesit si dhe nje grup po merret me te plagosurit mes perfaqesuesve te mediave-thane burimet e prokurorise.
Ne oret e vona te mbremjes se djeshme vetem pak kohe pasi bulevardi Deshmoret e Kombit eshte pastruar nga protestuesit prane kryeministrise kane zbritur prokurore dhe eksperte kriminalistike per te bere keqyrjen e vendit te ngjarjes dhe mbledhjen e fakteve. Gjithashtu nje grup prokuroresh ka filluar marrjen ne pyetje te drejtuesve te policise qe kane drejtuar operacionin nderhyrjes ndaj protestuesve per qetesimin e tyre.
Dhe nje grup tjeter ka nisur ne ambientet spitalore marrjen e deshmive te personave te ndryshme. Ne te njejten kohe prokuroria ka arritur te siguroi edhe nje sere deshmish nga gazetar te pranishem gjate protestes ku disa prej tyre jane bere pre goditjes se pa meshirshme te policise duke marre plage te renda deri edhe me arme zjarri. Per te gjitha keto sipas prokurorise do te kryhet nje hetim i plote dhe pergjegjesit do te dalin para drejtesise.
Sekuestrohen pamjet filmike
Dje Prokuroria e e Tiranes nepermjet nje grupi hetimor eshte vendosur ne vendin e ngjarjes ne mjediset prane kryeministrise me qellim keqyrjen e vendit evidentimin dhe sekuestrimin e cdo prove materiale qe gjendet aty. Krahas ketyre veprimeve eshte kryer marrja e librave te gadishmerise dhe plani i masave prane Gardes se Republikes si dhe kamerat e instaluara nga Policia e Shtetit ne vendin e ngjarjes.
Nderkaq grupi i hetimit ka administruar ne cilesine e proves se pamjeve filmike te realizuar ne ambientet e kryeministrise perballe selise se saj mbi tarracen e selise se qeverise etj. Po keshtu pamje filmike jane administruar edhe mbi godinen e Kuvendit te Shqiperise te filmuara nga kamerat e vezhgimit dhe kamera te tjera
Shekulli i ofron Prokurorise videon shokues
Gazeta Shekulli ofron videon e filmuar per vrasjen e nje personi perpara selise se kryeministrise. Zevendes prokurori i Tiranes Elio Mazreku sekuestroi pamjet filmike nga faqja on- line per vrasjen e nje personi i cili ishte perpara selise se kryeministrise. Madje ne momentin protestes personi qe eshte qelluar nuk eshte jo duke sulmuar kryeministrine apo duke hedhur sende te forta sic mund te pretendoje policia por ai per fatin e tij te keq as nuk po proteston.