E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrori policia rreh gazetaret

Nje gazetar eshte plagosur ne dore me arme zjarri disa te tjere jane rrahur barbarisht nga policia

Terrori i djeshem ne rruget e Tiranes nuk ka kursyer as gazetaret. Dhuna e policise ndaj punonjesve fillon nga goditjet me shkopinj gome dhe shkelma deri tek armet e zjarrit. Gazetaret nuk i ka mbrojtur ndaj dhunes shtazarake te forcave te policise as dokumentet e identifikimit si dhe statusi i informuesit te publikut.


Ened Janina redaktor i sektorit te Politikes dhe Ekonomise ne gazeten Shekulli eshte qelluar ne menyre kafsherore nga policet te cilet pas shperndarjes se turmes filluan te godasin personat qe leviznin te vetem ne rruge.


Pasi i jane afruar policet ka kerkuar te mbrohet duke nxjerre dokumentin e identifikimit shoqeruar edhe me togfjaleshin Jam gazetar mos me godisni por pervec goditjeve me shkopinj gome dhe qyte automatiku ka marre kete pergjigje nga policet Me plasi k... qe je gazetar. Me situate edhe me te rende eshte perballur edhe gazetari i televizionit ABC News Fatos Mahmutaj duke raportuar drejtperdrejt nga sheshi duke u plagosur me plumb ne dore.


Burime nga prokuroria shprehen se pasi ka shpuar tejpertej doren e gazetarit plumbi ka ndaluar ne koken e njerit prej protestuesve duke i shkaktuar atij vdekjen. Me shkopinj gome dhe shkelma eshte rrahur edhe nje kolegu i tij pjese e stafit teknik te televizionit ABC News.
Plage ka marre edhe gazetari i televizionit Ora News gjate raportimit te drejtperdrejte qe po bente nga sheshi.


Pasi kane shperndare turmen policet jane hedhur ne sulm ndaj qytetareve dhe gazetareve duke goditur ne nofull gazetarin Elton Dono gje e cila i ka kushtuar dy te qepura. Nga ana tjeter fotografi Feliks Bilani eshte goditur ne koke me gure nga turma. Ai gjithashtu raporton goditjen me gure edhe te reporterit dhe kameramanit te Agjencise Reuters.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›