Kronika e një vrasjeje “që dihej”
Dy policë janë ekzekutuar vetëm pse kishin bërë detyrën kur kishin denoncuar një person me precedentë penalë dhe të rrezikshëm. Nuk dihen arsyet e mosmarrjes së asnjë mase ndaj ekzekutorit të tyre përpara se të shkruanim tashmë humbjen e dhimbshme të dy uniformave blu në krye të detyrës. Afrim Hasani, autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, ka qenë i dënuar më parë dhe kaq duhej të kishte mjaftuar për ta rimbërthyer atë pas hekurave kur inspektorët e kallëzuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës për “kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës së tjetrit”. Nëse do të veprohej shpejt dhe sipas ligjit, do t’i kishim mes nesh dy punonjësit e policisë dhe nuk do të ishte nevoja për operacione spektakolare apo dhe shpërblime 50 mijë eurosh për atë që do të jepte informacion.
25 Mars 2009