Pukë, humbasin tre teknikë në zonat malore, do të rregullonin antenat
Pukë – Tre teknikë rezultojnë të zhdukur në zonat malore të Pukës që në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave paraprake, ata janë nisur në punë që në mëngjes në terren si gjithmonë, por nuk janë kthyer ende, duke vënë në alarm kolegët e tyre si edhe familjarët. Bëhet e ditur se ata kanë qenë teknikë që dje do të merreshin me antenat e një medie private, por mendohet se koha e keqe dhe reshjet e mëdha të dëborës në këtë zonë kanë ndikuar në vështirësimin e punës së tyre, duke i vonuar dhe duke u nxjerrë pengesa që kanë bërë që ata të mos kthehen dot në shtëpi.
25 Mars 2009