Dritëhijet e padisë për Ina Ramën dhe Sokol Stojanin
Argumentet që penalistët paraqesin për pretendimet e ish-ministrit. A janë nxjerrë sekrete shtetërore dhe hetimore nga dosja “Gërdeci”
Luan Kondi
Tiranë – Edhe pse ka nisur me shumë bujë, denoncimi i avokatëve të ish-ministrit Fatmir Mediu duket se ka lënë shteg për kundërshti në padinë e tyre. Penalistë të njohur kanë gjetur “të çara” profesionale në argumentimin që avokatët mbrojtës të ish-ministrit të Mbrojtjes i bëjnë kërkesëpadisë së tyre depozituar dy ditë më parë. Ata mendojnë se kërkesa mund të pranohet ose refuzohet, por shohin si mundësi edhe kthimin për plotësimin e saj.
Argumentet kundër
Duke iu referuar pretendimit të avokatëve të ish-ministrit se kryeprokurorja ka folur në media lidhur me kërkesën drejtuar Kuvendit për nisjen e hetimeve duke paragjykuar çështjen, juristët thonë se në këtë rast nuk kishte nisur procedimi penal, por kërkohej autorizim për fillimin e tij, sepse pa të nuk mund të fillonte hetimi. Pra, deri në këtë moment mbi ish-ministrin nuk ishte ngritur akuzë dhe ai nuk ishte marrë as i pandehur. Juristët thanë se po të pretendohet se në materialin e dërguar në Kuvend ka pasur nxjerrje të sekretit shtetëror dhe atij hetimor, duhet të ishte pikërisht Kuvendi ai që duhet të reagonte se ai po e shqyrtonte kërkesën. Madje, reagim duhet të kishte pasur edhe nga deputeti Mediu, i cili foli edhe në Parlament ku u diskutua gjatë kjo çështje. Argumenti që sjellin penalistët është se Kuvendi jo vetëm që nuk reagoi për këto materiale që iu paraqitën, por i quajti ato të pamjaftueshme dhe kërkoi informacion shkresor plus për këtë çështje. “Nëse në materialin dërguar Kuvendit dhe në konferencën për shtyp kryeprokurorja do të kishte nxjerrë të dhëna sekrete, ato do të dëmtonin shtetin dhe jo ish-ministrin, pasi Mediu nuk ka thënë asnjëherë se publikimi i këtyre të dhënave e ka ngarkuar atë padrejtësisht me faj”, - shprehen juristët. Që nga koha e dërgimit të materialit në Kuvend e deri tani ka kaluar një vit dhe juristët pyesin se si është e mundur që u bë kaq me vonesë denoncimi për kryeprokuroren.
E dyshimtë është kjo edhe për faktin se dosja ka shkuar tashmë në gjykatë dhe në këtë fazë nëse deputeti Mediu ka pretendime për materialet hetimore, duke përfshirë këtu edhe sekretet shtetërore, mund t’i paraqesë në gjykimin e çështjes, sepse objektivisht të dhënat që përbëjnë sekret shtetëror nuk duhen publikuar në asnjë organ shtypi. Penalistët mendojnë se duhet bërë mirë dallimi midis sekretit shtetëror dhe atij hetimor, pasi ky i fundit nuk ka të bëjë fare me sekretin shtetëror të klasifikuar si i tillë. Sipas tyre, sekreti hetimor përcaktohet nga Prokuroria, ndërsa ai shtetëror përcaktohet me ligj dhe me akte të tjera nënligjore.
Politika
Disa ditë para se të bëhej ku denoncim, midis sulmeve që i bëri kryeministri Berisha organit të Prokurorisë, ai shtroi pyetjen se kush ia dha shtypit të dhënat për “Gërdecin” dhe konkludoi se, “ia ka dhënë ai që synon ta kthejë Prokurorinë në parti politike”. Madje, kryeministri e përjashtoi opozitën nga kjo çështje, por gjithsesi ai nuk e akuzoi Prokurorinë të kishte nxjerrë ndonjë sekret shtetëror, por deklaroi se kishte bërë hetim të njëanshëm. Akuza për Stojanin
Duke shqyrtuar akuzën për Stojanin, juristët thonë se nuk ia vlen të zgjatesh pasi ajo deri tani është vetëm një hamendësi, e zhveshur nga çdo e dhënë që të ngarkojë me përgjegjësi prokurorin. Do të ishte mirë që çdo ankesë e ish-ministrit në adresë të Prokurorisë në mbrojtje të interesave të tij t’ia paraqiste gjykatës që është kompetente në shqyrtimin e çështjes në ngarkim të tij, ashtu sikurse është kompetente Prokuroria për të shqyrtuar dhe vendosur në lidhje me kallëzimet që i drejtohen këtij institucioni.
Akuza
Mediu pretendon me anë të avokatëve të tij se në media janë publikuar akte të rëndësishme të dosjes së ish-ministrit të Mbrojtjes, që cenojnë autoritetin e ministrit me qëllim diskriminimin e tij. Avokatët e kanë quajtur këtë veprim të prokurores Ina Rama si të paligjshëm dhe të qëllimshëm. Avokatët thanë se, “dosjet përmbanin të dhëna sekrete dhe publikimi i tyre me pa të drejtë, i paligjshëm dhe i qëllimshëm nga ana e Ina Ramës, bëri që kjo e fundit të ketë shkelur detyrën dhe shpërdoruar atë”. “Ina Rama kreu një vepër penale”, - thanë avokatët Visha e Serjani. Sipas tyre, kërkesa për procedim penal ndaj prokurores së Përgjithshme mund të realizohet pasi Ina Rama nuk gëzon ndonjë imunitet në këtë drejtim. Më tej, avokatët i janë përgjigjur dhe interesit të gazetarëve mbi këtë akt. Të pyetur nga gazetarët nëse po paragjykonin mundësinë e daljes së kërkesës për gjykim nga Gjykata e Lartë apo ndonjë subjekt tjetër, avokati Visha u shpreh: “Ne kërkojmë pikërisht zbardhjen e kësaj gjëje. Të paktën në rastin e publikimit të kërkesës për heqjen e imunitetit është paraprakisht e provuar një gjë e tillë, pasi përveçse u shpërnda kjo kërkesë zyrtarisht nga Prokuroria, vetë kryeprokurorja lexoi pjesë të saj para kamerave. Lexoi elemente të dosjes, që përbënin sekret hetimor”, - u shpreh avokati Visha.
25 Mars 2009