Kronikë e një fushate tmerrësisht të qetë
Mark Marku
Eshtë një fushatë vërtetë e qetë. Madje, tmerrësisht e qetë. Pavarësisht se në fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë jehojnë sloganet, brohoritmat, fjalimet. Nuk kuptohet nga vjen kjo qetësi. Ndoshta pas kaq zgjedhjesh shqiptarët kanë filluar të kuptojnë se përballjet demokratike janë më tepër një lojë se një luftë. Ka mundësi që qetësia të vijë edhe prej Kodit të ri elektoral: sistemi proporcional i shmang konfrontimet drejtpërdrejta dhe të personalizuara mes kandidatëve. E bën më të padukshëm armikun. Rrjedhimisht pakëson edhe dëshirën për përballje fizike. Por ka mundësi që qetësia të burojë edhe prej faktit se palët janë të sigurta në fitoren e tyre. Gjithsesi kjo fushatë nuk është pa të reja. Dhe ja disa prej tyre.
“Zogby” reflekton ndaj kritikave
Çuditërisht “Zogby” u tregua zemërmirë me demokratët këtë radhë: për PD-në sipas “Zogby”-t do të votonin 38% të votuesve, ndërkohë që për PS-në votonin 2%. Nga zemërmirësia e “Zogby”-t kishte përfituar pak edhe LSI: edhe ajo e kishte marrë një 1% të vogël. “Zogby” ka vepruar drejt. Prej kohësh kritikohej se ishte i pamëshirshëm me PD-në dhe LSI-në. Në fillim e nisi keq fare: PD-në e nxori me gjashtë apo tetë pikë më pak se PS-në, ndërsa LSI-në desh e fshiu fare nga harta elektorale. Pati reagime dhe në sondazhin e dytë diferenca u pakësua me nja dy pikë. Derisa në sondazhin e fundit PD u shpall fituese. Nuk dihet nëse kritikat e kanë bërë më serioz apo më të zgjuar stafin lokal të “Zogby”-t në Tiranë. Themi më të zgjuar pasi kjo mund të jetë një taktikë për ta bërë më të besueshëm rezultatin përfundimtar, ku PS-ja me siguri do të shpallet fituese. Gjithsesi, reflektimi i sondazheve ndaj kritikave është një risi e kësaj fushate.
Fushatë pa alternativa
Me sa kemi parë deri tani fushata është përqendruar në dy linja kryesore: shumica qeverisëse deklaron se kemi ndryshuar, ndërkohë që opozita thotë se nuk kemi ndryshuar. PD-ja deklaron rezultate, PS-ja i përgënjeshtron ato. Një fushatë e tillë negativiste nga njëra anë dhe pohuese nga ana tjetër duket se është e kotë.
Pak a shumë fushata e PS-së po përsërit fushatën e PD-së për bashkinë e Tiranës, ku PD-ja nuk i pranonte ndryshimet e dukshme të bëra në Tiranë nga Rama. Do të ishte më normale që PS të pranonte ndonjë gjë nga sukseset e kundërshtarit dhe të shpallte alternativat e saj. Sepse deri tani kemi parë vetëm premtime. Është deklaruar edhe një program një mijë faqesh nga PS. Por nga ky program nuk kupton se cilat do të jenë prioritetet dhe mënyrat e zgjidhjes së problemeve që deklarohen. Ka një premtim për reforma sociale, por nuk kemi një model ekonomik, ka një premtim për një politikë të re por përveç faktit që PS po përfaqësohet me njerëz të rinj në moshë nuk kemi ndonjë mënyrë të re të së bërit politikë. Tek e fundit pse është më “i ri” Gjiknuri nga Malaj, Spiropali nga Meksi, Shamku (Shkreli) nga Ruka, Beqja nga Islami apo Veliaj nga Blushi?
Nga ana tjetër PD deklaron se Shqipëria po ndryshon (dhe këtë e mbështet në rezultate konkrete) por nuk jep një vizion të qartë se si do të ndryshojë. Infrastruktura dhe energjetika nuk janë të vetmet probleme të Shqipërisë. Shëndetësia, problemi i pronës, katastrofa urbane, arsimi etj., janë probleme që e kërkojnë një alternativë. Deri tani këtë alternativë nuk e kemi nga PD. Pikërisht për këto probleme fushata duhej të ishte më pak e qetë dhe më e orientuar.
Doktor Klosi zbulon gjurmët e tragjedisë së Gërdecit.
Nuk mund të mos konsiderohen ngjarje fushate edhe botimi i tre librave, sepse duket qartë se qëllimi i botimit të tyre lidhet me fushatën. Libri i parë ka të bëjë me Gërdecin. Autori i librit është Soros-i. Autori i të dytit është Preç Zogaj. Zogaj ka shkruar një libër me subjekt nga jeta e Nazarkos. I treti libër është saga e pambaruar e kujtimeve të at Zef Pllumit. Libër i mirë, botim e parathënie e mirë nga Ledi Shamku (Shkreli). Por kur Ledi i shpjegon fjalët e gegnishtes i bën çorap të shkretat fjalë. P.sh., merr e na shpjegon fjalën sakicë si hanxhar, apo shprehjen për seri (për faqe të zezë) si serioze. Pa le kur na shpjegon kotisnakoti fjalën marre, sikur ne të ishim jo shqiptarë po të huaj, që sapo kanë mësuar shqipen.
Dhe dielli ngrihet përsëri (ose alternativa jam unë)
Ka ditë me shi thoshte Erion Veliaj në një miting elektoral në qytetin e Librazhdit. Por pas ditëve me shi vazhdonte ai, ka dhe ditë me diell, madje shpeshherë vjen vetë pranvera, d.m.th-në ndryshimi. Dhe pas kësaj një buzëqeshje… (këtu kandidati imitonte diellin). D.m.th., pranvera jam unë ishte nënteksti. Duke e ndjekur për arsye profesionale fushatën nuk mund të mos vëresh se jemi në një fushatë të personalizuar të tipit amerikan, ku alternative është kandidati. Ai është ndryshimi i shkuar, i tashëm apo i ardhshëm, ai &çelësi i suksesit, ai aktori i vetëm të skenës. Disa prej tyre mundohen ta imitojnë deri në detaje Obamën. Por kanë ca probleme me lëvizjet në skenë pasi nuk shkëputen dot nga letra. Gjithsesi nuk e kuptoj pse mu kujtua ky titull i një romani të Heminguejit.
Polet
Duket se mekanizmi politik shqiptar po bëhet më në fund katërkëmbësh. Dy këmbë majtas, dy djathtas. Nga e majta PS-LSI, nga e djathta PD- Poli i Lirisë. Shfaqjes së Polit të Lirisë, duke se i ka dhënë pak seriozitet ish-kryeministri Meksi. Në plan afatshkurtër një ndarje e tillë është një zgjidhje elektorale e mirë pasi nuk ka humbje të votës politike: vota e majtë-majtas, e djathta–djathtas. Në plan afatgjatë një politikë me katër aktorë është gjithashtu një gjë pozitive, pasi i moderon aktorët e mëdhenj dhe i bën ata më të kujdesshëm në qeverisje apo në opozitë. Shkurt një politikë me katër këmbë është me efikase, pavarësisht faktit se Poli i Lirisë përveç përfshirjes së Meksit nuk ka dëshmuar asgjë serioze si LSI-ja.