Kronikë marrëdhëniesh të vështira
Pavarësisht se kush do t'i fitojë zgjedhjet në SHBA, demokrati Obama apo republikani Makejn, marrëdhëniet midis BE-së dhe SHBA-ve do të përmirësohen, sepse nën Presidentin Bush ato ishin më keq se kurrë më parë.
"Çdo komb dhe çdo rajon duhet të vendosë vetë, të jetë me ne ose me terroristët". Xhorxh Bush kishte ardhur në postin e Presidentit të SHBA-ve para gjashtë muajsh, kur sulmet në Nju Jork dhe Uashington e vendosnin para një prove të madhe. “Çdo komb duhet të vendosë se me cilin është”, - tha Bushi. Dhe kjo ndarje në miq dhe armiq karakterizon politikën amerikane prej disa vitesh, edhe në raportet me BE-në.
“Miq dhe armiq”
Në grindjet për luftën e Irakut në vitin 2003 ndodhi krisja e madhe. Kjo krisje përfshiu marrëdhëniet midis SHBA-ve dhe partnerëve më të rëndësishëm evropianë, por edhe brendapërbrenda BE-së. Kancelari i atëhershëm gjerman, Gerhard Shrëder tha në vitin 2003:
"Evropa është përçarë dhe ky nuk është rezultat i politikës sime. Ju e dini se 15 ministrat e Jashtëm evropianë, ndër të cilët edhe ai yni, vendosën për një politikë të përbashkët evropiane. Kjo duhet të ndodhë. Për më tepër kjo tregon se ne jemi në fillesat e një politike të përbashkët evropiane".
Shrëder dhe Presidenti francez, Zhak Shirak, megjithëse larg njeri-tjetrit nga politika partiake dhe personale, gjejnë në çështjen e Irakut një linjë të përbashkët kundër Bushit: “Sa i përket kësaj çështjeje, ne nuk shohim arsye për të ndryshuar logjikën tonë, që është logjikë e paqes dhe ta kthejmë në logjikë të luftës”.
Brenda NATO-s krisja e arritur thellohet edhe më prej ministrit të Mbrojtjes së Bushit, Donald Ramsfelld: “Kur mendoni për Evropën, ju mendoni për Gjermaninë dhe Francën. Unë nuk e bëj këtë. Unë mendoj se kjo është Evropa e vjetër. Nëse ju sot vëzhgoni të gjithë Evropën e NATO-s, atëherë shihet se qendra e gravitetit zhvendoset në drejtim të lindjes".
Videot e Abu Greibit, diskreditim për Bushin në Evropë
Armët e pretenduara të dëmtimit në masë nuk u gjetën kurrë në Irak. Kur në vitin 2004 u shfaqen videot e të burgosurve irakianë të keqtrajtuar në burgun Abu Greib, duket se Bushi diskreditohet krejtësisht në Evropë. Por keqësimi i marrëdhënieve aktualizon njëkohësisht një pohim të vjetër. Presidenti i Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Barroso, në fillim të 2005-ës: "Vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Evropa nuk mund të mposhtin sfidat në gjithë botën, prandaj na lini të bisedojmë, sepse vlerat tona kryesore janë të njëjta".
Gjeste pajtimi
Në shkurt të 2005-ës, pak pas fillimit të periudhës së dytë, Xhorxh Bushi shkon në Bruksel, në kryeqytetin e BE-së:
"Amerika përkrah forcimin e Evropës sepse për detyrat e vështira që kemi përpara, si vendosja e lirisë dhe paqes në botë, na duhet një partner i fortë". Ky gjest i menduar për të arritur pajtimin, duartrokitet nga palët zyrtare. Por Bushi nuk e ka bërë për vete popullsinë e Evropës. Në shumë vende anëtare të BE-së zhvillohen demonstrata kundër tij, kur ai vjen për vizitë.
Sot, në vjeshtë të 2008-ës, për Bushin nuk flitet shumë në Evropë, po ashtu si nuk flitet për Irakun. Interesimi është më i madh për krizën financiare dhe për pasuesin e mundshëm të Bushit, Barak Obamën apo Xhon Mekejnin.