Çmimi “Nobel” - A është i pranueshëm një amerikan?
Cili shkrimtar i marrosur pas “Nobelit” do ta fitojë atë? Çmimi “Nobel” - A është i pranueshëm një amerikan? Ju nuk mund të fitoni çmimin “Nobel në Letërsi” për shkak të nacionalitetit tuaj. Por, nëse ju jeni amerikan, ju mund të jeni të aftë ta humbni atë. Këto janë titujt dhe fjalitë e para që kanë përfshirë dje në mënyrë të rrufeshme gjithë botën letrare dhe median në një përleshje kontinentesh. Provokimi nacional ka ardhur menjëherë pas komentit të sekretarit të përhershëm të Akademisë Suedeze, Horace Engdahle, i cili ka deklaruar në media se një amerikan është vështirë të fitojë çmimin “Nobel në Letërsi”.
Engdahle tha se “letërsia amerikane është shumë e izoluar, shumë ishullore”. Ata nuk përkthejnë mjaft letërsi dhe nuk marrin pjesë në dialogun e madh të kulturave. Kjo injorancë është burgim, kufizim”.
Ndërsa emri i izraelitit të njohur, shkrimtari Amos Oz është etiketuar rreth kandidimit për çmimin “Nobel”, “New York Times” ka publikuar një artikull këtë javë duke diskutuar për gjasën, pamundësinë, që autorët amerikanë si Philip Roth, Joyce Carol Oates, John Updike dhe Don Delillo kanë për të fituar pas pretenduesve kryesorë të “Nobelit”, që sipas jurisë suedeze, e konsiderojnë Evropën si qendër të letërsisë botërorë, ndërsa Amerikën, si tepër ishullore.
Dy emrat kryesorë, Amos Oz dhe Philip Roth kanë hyrë dhe në bastin më të madh të shpallur nga agjencia britanike “Ladbrokes”, kur sot në orën 13:00 pritet vendimi përfundimtar, për ta shuar apo ndezur më keq debatin e ndarjes me thikë, për mënyrën se si shkruhet letërsia midis dy kontinenteve.
Pretendues i fryrë, tipi pasiv i shkrimtarit, - shkruan “Washington Post” për shkrimtarin Amos Oz, duke e cilësuar si qesharake për mënyrën se si pretendohet të ndahet “Nobeli”.
Ndërsa është kërkuar sqarim publik për deklaratat e sekretarit të Akademisë Suedeze, ku mediat thonë se amerikanët nuk janë të izoluar, duke e konsideruar përhapjen e lajmit si shpërthim të shpejtë nga “zengjini i ri evropian”.
Përkthimi i pakët nga pjesa tjetër e letërsisë botërore është shpjeguar si pasojë e ndjeshmërisë së vakët që kanë amerikanët. “Ne, vërtet nuk shesim një kulturë shumë kurioze për botën. Ndoshta kjo kulturë përleshëse është një refleksion i ndryshimit të fuqisë së madhe në teatrin e kulturës së globalizuar”, - shënonte “Washintong Post”. Ndërsa kritiku Adam Kirsch flet mbi ankimet nacionale, që së fundi fituesit e “Nobelit” kanë qenë vendosmërisht “anti-amerikanë”. Harold Pinter ka deklaruar se Presidenti Bush është përgjegjës për arrestimet, për krimet e luftës; Doris Lessing ka deklaruar se vajtimi i amerikanëve nga sulmi i 11 shtatorit ka qenë i verbër nga e njëjta dhimbje që ata i shkaktuan të tjerëve; Jose Saramago, Dario Fo, Gunter Grass ishin të gjithë vendosmërisht në këtë krah.
Por këtë fjali domethënëse për kritikun amerikan e kundërshton Rick Ajers, autori i artikullit “Çmimi Nobel - A është i pranueshëm një amerikan”, duke u shprehur se “përsëri, nuk jam i sigurt, si Kirsch ndan në pjesë identitetin e tij. Por unë them se unë jam amerikan dhe jam dakord që Bush mund të jetë arrestuar për krimet e luftës, dhe unë nuk jam në krah. Tradhtia e tij është shumë problem për letërsinë tonë: ata i vënë zjarrin besnikërisë së djathtë amerikane me të qenit amerikan”.
Ajo që i mban në ankth sot amerikanët është ngacmimi prapa kandidatit amerikan për “Nobel Prize”. Sot për sot Philip Roth prezantohet si lider dhe mishërim i esencës së letërsisë amerikane. Një stilist i aftë, - shkruajnë mediat amerikane, - Roth është gjithashtu shembulli perfekt i narcizmit amerikan, i privilegjuar, i cili vuan viktimizimin e tyre. Ndërsa komentet e Engadalhe janë cilësuar më shumë demonstrative, dhe “Nobeli” si shaka e fundvitit për shkrimtarët. Redaktori i “New Jorker”, David Remnick, tha se ka shkrimtarë të nivelit dhe kalibrit evropian si Nabokov, Joyce, apo Proust dhe nuk kanë qenë gjykuar e njohur nga vlerat e një “Nobeli”.
Në debatin online të “Bloomberg”, Charles Taylor në artikullin “Cili shkrimtar i marrosur pas “Nobelit” do të fitojë”, shkruan se “shqetësimi është se letërsia e përkryer e nobelistit bashkëkohor shihet jashtë diskutimit. Çmimi është shndërruar në vlerësim për korrektësinë politike të poseduesit të tij dhe në të njëjtën kohë një kërkim për çka Bellow e quante “Prosti i të Papunëve”. Deklarata e sekretarit të Akademisë Suedeze është parë si një injorim i vazhdueshëm që i është bërë shkrimtarit amerikan, Philip Roth.
“Roth është i fiksuar pas Amerikës siç është një akademi me të dekoruarit e saj. Por fiksimi i tij e ka çuar në vendimin për të përshkruar se si Amerika ka dështuar në realizimin e premtimeve të saj, dhe se si vetë amerikanët që injorojnë atë premtim bien viktima të Amerikës”. Trilogjia “American Pastoral”, “I Married a Communist” dhe “The Human Stain” mediton mbi momentet e çmendurisë amerikane dhe është i pakursyer në vizionin e vet për një vend që është i tërbuar. Kritika shkruan se puna e Roth është me të vërtetë një “punë nga brenda”.
Ndërsa nga mediat dje është intervistuar menjëherë kandidati tjetër, Amos Oz. “Ju nuk mund ta besoni këtë, por unë nuk ndjej asnjë gjë speciale”, - tha dje Oz, lidhur me shansin e tij për të fituar çmimin “Nobel”. "Unë kam pranuar fatin që meritoj për këtë çmim. Unë nuk jam duke qëndruar dhe pritur për të marrë “Nobelin””. Oz, i cili fitoi çmimin në Izrael për letërsinë në vitin 1998, është duke shkruar një koleksion historish të shkurtra për t’i botuar këtë vit. Shitjet lokale dhe ndërkombëtare të librave të mëparshëm, memuar të vitit 2001 “A Tale of Love and Darkness”, kohët e fundit ka kaluar 1 milion kopje të shitura. Me prezantimin dhe portretin e këtyre dy autorëve, që ka shtënë në përleshje dhe ankth, në fyerje dhe deklarata shumë personalitete të letrave botërore, duke e përqendruar median në një fakt: se “Nobelit” tashmë politik, po i kërkohet të ketë tjetër vizion, edhe atë social. Një shembull i tillë i besimit dhe i dashurisë ishte çmimi për Doris Lessing.