Kronike provinciale, së shpejti në kinema
Në datën 10 prill pritet premiera e filmit Kronikë provincialeme regji të Artan Minarollit dhe me një kastë aktorësh të zgjedhur, ku mes tyre janë dhe aktorja Arta Dobroshi si dhe violinisti Tedi Papavrami. Premiera e filmit Kronikë provinciale ka të bëjë me një ngjarje në një provincë shqiptare, ku një djalë i ri, i cili është piktor, kthehet nga Franca në shtëpinë e tij. Menjëherë pasi rehabilitohet, ai kërkon që të ushtrojë profesionin e tij, për të cilin ai kishte studiuar jashtë shtetit, por përballet me shumë probleme ku në film gjithçka trajtohet në një formë shumë qesharake.
Në të njëjtën kohë ai njihet me një vajzë, të cilën e dashuron e ndërkohë që pengesat e mësipërme e detyrojnë këtë çift që të largohet nga Shqipëria, drejt një shteti tjetër. Në mënyrë të përmbledhur, kjo është fabula që trajtohet në këtë film, ku dy rolet protagoniste u janë besuar aktores së njohur kosovare, Arta Dobroshi, ndërsa piktorin e interpreton Tedi Pavrami. Këtë vit kam planifikuar që të kem dy premiera të dy filmave të mi të fundit. Njëri prej tyre është parashikuar që ta këtë premierën në fillim të shkurtit. Është fjala për filmin. Kronikë provinciale vjen me skenar të Ylljet Aliçkaj dhe producente Loreta Mokini. Ka kaluar një farë kohe që ky film është xhiruar, por për shkak të disa vështirësive financiare është vonuar pak,por do të jetë data 10 prill, kur ky produksion do të shfaqet në ekranin kinemasë. Ndërkohë që filmit tjetër i MInarollit trajton motivin e gjakmarrjes. Filmi trajton fenomenin e gjakmarrjes në vendin tonë. Historia bën fjalë për një djalë i cili zbulon një dhuratë, që do tia ndryshojë krejt papritur kahun e jetës. Ai është në gjak me dikë, dhe tashmë duke qenë mirë e bukur, ka pas shpine edhe një hasëm. Për shkak të gjakmarrjes, djali nga Malësia e Veriut detyrohet të braktisë shkollën. Ai shkon në një tjetër fshat te disa kushërinj dhe detyrohet të punojë në një lavazh, por fshati ka probleme të tjera, kështu që djali nuk mund të qëndrojë më as aty dhe kthehet prapë në shkollë. Ai i ruhet shumë hasmit, madje arrin deri në pikën kulminante, sa detyrohet të mbajë me vete një armë, (revolver). Personazhi rreth të cilin zhvillohen ngjarjet, është pikërisht ky djalë i ri, i cili jeton çdo moment nën ankthin e jetës dhe vdekjes, derisa vjen një moment kur hasmi papritur i shfaqet përpara.