Kruja: Opozita të zhbllokojë bulevardin
Prefekti
Prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, përmes një letre zyrtare i kërkoi dje kryetarit të PS-së, njëkohësisht kryebashkiakut Edi Rama të zhbllokojë nga çadrat e grevistëve bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të pasur një trafik normal në kryeqytet. “Ju drejtohemi për zhbllokimin e bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ në funksion të normalizimit të situatës së trafikut, i cili me rëndimin e tij ndikon edhe në aspekte të tjera të jetës ekonomiko-shoqërore të qytetit të Tiranës”, theksohet në letër. Po kështu, prefekti i kërkon Ramës që të mos përdorë funksionin publik të tij si kryebashkiak për funksionin politik të bllokimit të bulevardit, por ta lërë të lirë këtë arterie të rëndësishme të kalimit nëpër kryeqytet.
#