Turqi, dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e tmerrshme
Një qytet nën ujë. Vetëm me këto fjalë mund të përshkruhet Stambolli, që një natë më parë u godit nga shirat e stuhishëm dhe përmbytjet e dhunshme, që përveç dëmeve në miliona euro, kanë marrë jetën e më shumë se 35 vetave. Por, autoritetet tremben se bilanci i tyre do të rritet më tepër për shkak të një numri të madh të humburish. Akoma nuk është bërë ndonjë bilanc zyrtar. Lagjet më të prekura sipas "Cnn" turk që ka transmetuar direkt operacionet e shpëtimit, janë "Halkan" dhe "Ikitelli", të dyja në pjesën europiane të qytetit. Aty gjenden selitë e shumë kom-panive, madje dhe redaksitë e gazetave më të mëdha në vend. Në nxjerrjen e ku-fomave dhe shpëtimin e njerëzve në lagjet e izoluara dhe të mbuluara krejtësisht nga uji, është angazhuar edhe ushtria. Prefekti i qytetit, Muammar Guler, u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të evitojnë sa më shumë të jetë e mundur lëvizjet, duke treguar se ka lagje të tëra të zhytura nën ujë dhe se "Basýn Ekspres yolunu", rruga që të çon në aeroport do të jetë e bllokuar edhe ditën e nesërme, pasi është krejtësisht e mbuluar nga uji. Me qindra njerëz kanë mb-etur të bllokuar nëpër makina dhe më pas janë nxjerrë me ndihmën e ushtrisë. Vikti-mave të sotme, 18, iu shtohet edhe numri i atyre të djeshme, 10. Meteorologët kishin paralajmëruar për shira dhe përmbytje të tmerrshme, por "ashpërsia" dhe kohëzgjatja e tyre shkoi përtej çdo parashikimi. Një situatë e tillë nuk ishte parë që prej 80 viteve në qytet.