E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qëlloi makinën e policisë, kapet protestuesi



TIRANE - Një anëtar i protestës së Partisë Socialiste u arrestua dje nga policia e Tiranës me akuzën se ka dëmtuar një automjet të policisë nw bulevardin kryesor tw kryeqytetit. Drejtoria e Policisë së Tiranës, tha dje se shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 Tiranë morën masën e arrestit ne flagrance ndaj shtetasit Marjan Kolpodja, 20 vjeç, lindur e banues në Barraj Shkodër. Policia tha se arrestimi i tij u bë, sepse pas përfundimit të protestës së zhvilluar rreth orës 20.30' të së enjtes, ky person ka thyer një xham të automjetit të policisë dhe më pas ka kundështuar këto të fundit në krye të detyrës. Akuzat e ngritura janë "Kundërshtim të punonjësve të policisë" dhe "Dëmtim prone".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›