Fino: Berisha ka frikë nga populli i tij
Deputeti socialist, Bashkim Fino, i bëri thirrje Kryeministrit Berisha të dalë në dritare e të shikojë, siç tha ai, shqiptarët që kërkojnë votën e lirë. "I kam kërkuar Kryeministrit të reflektojë, si socialist, si qytetar dhe si ish-Kryeministër i vendit. Por Sali Berisha ka frikë nga populli. Sot nga ky bulevard i rikujtoj Kryeministrit që të dalë në dritare, të ngrejë grilat që i kanë zënë sytë dhe të shikojë shqiptarët që kërkojnë të votojnë të lirë", u shpreh Fino, duke shprehur mirënjohje dhe mbështetje për grevistët në çadër. Ish- Kryeministri socialist gjatë Qeverisë së stabilitetit i bëri thirrje Kryeministrit Berisha të reagojë dhe t'i japë zgjidhje situatës që rëndohet nga dita në ditë. "Berisha është fajtori i vetëm i krizës që ka kapur këtë vend. Ky njeri që sot është mbyllur në Kryeministri duhet të kuptojë që kjo godinë është pronë e këtij populli që kërkon të dijë se si ka hyrë ai në këtë godinë, që kërkon të dijë se kur do të vijë zgjidhja e kauzës sonë".