Krujë, ikën trajneri, përjashtohen 2 lojtarë
Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi, pas përfundimit të ndeshjes Kastrioti-Skënderbeu. “Nuk mund të vazhdoj të drejtoj me këta lojtarë që nuk japin maksimumin në fushën e lojës. I kërkoj ndjesë tifozërisë krutane dhe më vjen keq që skuadra ndodhet në këto pozicione. Pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne, por çuditërisht disa lojtarë në pjesën e dytë ishin inekzistentë. Arifaj dhe Pema janë të përjashtuar tashmë nga ekipi dhe nuk do jenë më pjesë e skuadrës së Kastriotit. I uroj fat skuadrës në ndeshjet e mbetura dhe shpresoj që lojtarët të japin më të mirën në fushë dhe jo si bënë disa, duke më tradhtuar jo vetëm mua, por të gjithë Krujën me këtë veprim që bënë sot (dje). Nuk e kisha menduar kurrë humbjen me Skënderbeun”, ka përfunduar deklaratën e tij, shumë i mërzitur ish-trajneri i Kastriotit. Ndërkohë presidenti Djala nga ana e tij e ka rikonfirmuar sërish në krye të skuadrës.