E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, jeta në vetmi mes varfërisë ekstreme

KRUJE- Kur u martuan shumë vite më parë menduan se jeta do të tregohej bujare me ta, por në fakt hallet u shtuan. Gjendjes së rëndë fizike të gruas dëshira , tashmë 60 vjecare e cila nuk mundet të ecë normalisht, i shtohet mungesa e fëmijëve dhe kushteve normale ekonomike për një familje. Ditët kalojnë dhe cifti Ibrahim dhe Dëshira Deliu nga Luzi i Krujës zgjohen dhe ngrysen me shpresën se dikush do të mendojë për ta. Por sot në sytë e tyre të përlotur fati duket mizor aq sa nuk munden të sigurojnë as bukën e gojës. “Jemi duke vdekur për bukë. Nuk kam asgjë në shtëpi. Pa pension po, burri pa pension, unë pa pension. Jemi duke vdekur për capë bukë. Më ka dhënë vëllai im një thes miell por dhe ai i shkreti nuk më mban dot. Nuk kemi lekë as për ilace. I bëj thirrje të gjithë njerzve të na ndihmojnë. I lutem qeverisë të na japi ndihmë se shiko si jam për ibret” shprehet Dëshira mes lotëve. Vuajtjet janë edhe fizike ndërsa zonja e shtëpisë rropatet këmba doras nëpër shtëpi për të gatuar atë pak miell që i ofrojnë të afërmit. Të vetmuar në strehën e tyre të varfër, ciftit nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse shpresa se dikush do të kthejë sytë tek ata. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›