Përkujtohet Mandela shqiptare, Pjetër Arbnori në 75-vjetorin e lindjes
TIRANE- Për nder të 75 vjetorit të lindjes, në mungesë, të deputetit të njohur, Pjetër Arbnori, i njohur ndryshe si Mandela shqiptare për shkak të burgosjes disa vjecare nga diktaturta komuniste, Parlamenti shqiptar ka organizuar një ceremoni ku morën pjesë dhe familjarët e tij. Për nder të tij, salla e byrosë në kryesinë e Kuvendit, dikur salla ku zhvilloheshin mbledhjet e Komitetit Qendor, ka marrë emrin salla Pjetër Arbnori. Në takimin e mbajtur për këtë rast kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli vlerësoi rolin e Pjetër Arbnorit, jo vetëm si politikan por edhe si shkrimtar të njohur. Pjetër Arbnori, i njohur si ikona e historisë së re të pluralizmit shqiptar, është kryetari i parë i Parlamentit pluralist. Ai u nda nga jeta në moshën 71-vjecare.(m.a/News24/BalkanWeb)