Krujë, kapet me kallashnikov 20-vjeçari
KRUJE - Policia e Krujës ka arrestuar një 20-vjeçar, pas ndjekjes së tij disaditore. Shkak për këtë janë bërë të shtënat me armë në një dasmë nga ana të riut Florian Shira. Sipas policisë, kishte informacione se ai qarkullonte me armë zjarri në makinën e tij. Pasi janë siguruar këto informacione, forcat e policisë së Krujës kanë organizuar edhe operacionin, duke e arrestuar Shirën në afërsi të fshatit Borizan, ku jetonte. Burimet zyrtare të policisë flasin se rreth orës 16:00 të së hënës, gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij tip “Opel” me targë KR 9961 A me ngjyrë të zezë, u gjet një armë zjarri tip kallashnikov me nr. 90238502 dhe dy krehra automatiku. Njëri prej tyre kishte 25 copë fishekë dhe tjetri 12 copë model 56. Materialet procedurale për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje” i kaluan prokurorisë. r.n