Krujë, një 21-vjecar gjendet i mbytur në liqenin e Bacungut
KRUJE- Polumbarë të policisë kanë nxjerrë nga liqeni i Bacungut në Krujë, një person të mbytur. Trupi i pajetë është gjetur gjatë paradites në Liqenin e Bacungut, ndërsa mësohet se i përket 21 vjecarit nga Elbasanit, Asqeri Dobrova. Nuk dihen arsyet përse i riu është gjetur i mbytur, ndërsa policia konfirmon se ai ka qenë i vetëm në momentin e mbytjes, cka shton dyshimet për një vetëmbytje. Policia është njoftuar për mbytjen e 21 vjecarit nga një banor i zonës i cili kalonte me bagëtitë në këtë zonë kur ka parë 21 vjecarin të mbytur. Trupi i pajetë i 21 vjecarit është dërguar në morgun e spitalit të Fushë Krujës, ndërsa policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje.(m.a/News24/BalkanWeb)