Tjetër kometë shënjestron Diellin
Një tjetër kometë ka vënë në shënjestër diellin. Kjo është e dyta brenda vitit 2010 që i drejohet diellit por që do të shkrihet menjëhehë sapo të jetë në kontakt me temperaturat e larta. Satelitët e NASA-s kanë kapur imazhet e kometës , ashtu sikurse bënë edhe disa ditë më parë me kometën e parë. Ky është një fenomen që ndodh shpesh herë por është e rrallë që të ndodhë në një kohë kaq të shkurtër. Për këtë arsye shkencëtarët po mundohen të shpjegojnë arsyen e rrugëtimit të dy kometave drejt Diellit. (e.n/BalkanWeb)