OSBE, kritika per presionin mbi prokurorine

Ne fokus te raportit qendrojne projekt-ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtesise ne ligjin per prokurorine, te cilat sipas OSBE ngrene dyshime mbi ndarjen e pushteteve dhe nuk jane diskutuar si duhet me aktoret kyc perpara se te paraqiteshin zyrtarisht.
Ligji per profesionin e avokatit dhe noterit, gjykatat administrative dhe sherbimi i permbarimit jane pikat e tjera per te cilat OSBE ka shprehur pakenaqesi, per nivelin e konsultimeve qe ka patur qeveria me grupet e interesit dhe shperfilljen qe i eshte bere nje sere sugjerimesh te bera nga bashkesia nderkombetare.
Ne lidhje me sektorin e mediave, OSBE ka analizuar edhe projektligjin per transmetimet radio-televizive, i cili synon te unifikoje ligjet ekzistuese, ate per radion dhe televizionin publik dhe privat dhe ligjin per transmetimet numerike.
Gjithesesi, theksohet ne raport, projektligji nuk ofron garancite e nevojshme per pavaresine e Keshillit Kombetar te Radio Televizionit Shqipetar. Sipas OSBE, ka edhe nje mungese perparimi ne hartimin e nje strategjie dixhitale te konsultuar gjere.
Kjo situate, thuhet ne raport, bie ne kundershtim me planin e veprimit te adoptuar ne vitin 2007 me Komisionin Evropian dhe Keshillin e Evropes, i cili parashikon miratimin e nje ligji te ri per transmetimet permes nje procesi transparent.