Dita e Kujtesës, Topi dekoron Njazi e Mefail Biçakun për mbrojtjen e hebrenjve
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Holokaustit, çmoi lart dhe shprehu respekt për Njazi dhe Mefail Biçakun (pas vdekjes), për humanizmin dhe trimërinë e rrallë të treguar prej tyre në mbrojtje të jetës së 26 hebrenjve në Shqipëri, duke i shpëtuar nga përndjekja dhe terrori nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në një ceremoni të organizuar në Presidencë, Kreu i Shtetit i dorëzoi medaljet "Për Merita të Veçanta Civile" përfaqësuesve të familjes Biçaku dhe Presidentit të Shoqatës së Miqësisë Elbasan-Izrael. Në përshëndetjen e tij, Presidenti vlerësoi ndihmën dhe përkrahjen që familja Biçaku, por dhe shqiptarët në përgjithësi, u dhanë hebrenjve gjatë periudhës së vështirë të Luftës së II-të Botërore.
"Shqipëria i bashkangjitet sot të gjitha vendeve demokratike në botë që përkujtojnë 27 janarin, Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat e Holokaustit, për të kujtuar aktet e guximshme të disidencës dhe qëndresës antikomuniste në Shqipëri", tha Presidenti Topi.
Ai theksoi se Shqipëria, si një vend ku diktatura pati një bilanc tragjik përndjekjesh politike dhe regjimi i shpalli luftë mendimit të lirë, mbetet shembull unikal persekutimi.
"Sot mesazhi ynë është nderim për vuajtjet dhe sakrificat, nderim për ato familje shqiptare që me aktet e tyre humane i dhanë nder vetes dhe Shqipërisë, por edhe nderim për të gjithë ata qytetarë shqiptarë, të cilët direkt ose indirekt, ishin viktima të pafajshme të diktaturës. Duke nderuar ne kujtojmë, tragjedinë e këtij vendi, ndihmojmë të vendosim drejtësi morale dhe t’u dëshmojmë brezave të rinj vlerën e madhe të njohjes të së kaluarës, për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e saj", u shpreh Presidenti.
Ai tha se, në Ditën e Kujtesës kemi rastin të nxjerrim në pah modele pozitive tek të cilat qëndron fuqia e një shoqërie, siç është familja Biçaku, e cila mbrojti jetën e 26 qytetarëve hebrenj, duke dëshmuar lidhjet e forta të miqësisë dhe solidaritetit të shqiptarëve me hebrenjtë, dy popuj me një kalvar sakrificash për lirinë e tyre..
Gjatë ceremonisë në kuadër të Ditës së Kujtesës, Presidenti i Republikës vlerësoi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Besim Ndregjonin për kontributin si aktivist i mbrojtjes së të drejtave të njeriut, veçanërisht për integrimin dhe mbështetjen e shtresës së të përndjekurve politikë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)