E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ja kush janë kandidatët për kryesinë e re të PS-së

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ka propozuar kandidatët për kryesinë e re, sekretariatin dhe vetë kryetarin e ri të asamblesë.

Gjatë fjalës së tij, Rama duke lajmëruar se procesi i numërimit do të jetë në mënyrë elektronike ka bërë të ditur se PS të njëjtin propozim do të bëjë edhe në Komisionin e posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Procesi i numërimit mund të ndiqet live nga të gjithëve. Shpresoj që dhe kjo provë e parë të jetë me fat dhe të mos hapen problemet teknike. Po japim një shembull dhe që në Kodin Zgjedhor të sanksionohen si alternativë e parë numërimi elektronik i votave dhe të lihet e hapur mundësia nëse kërkohet numërimi manual, u shpreh kreu i opozitës. Kjo shtoi Rama është zgjidhja për të realizuar zgjedhje të lira dhe konform standardeve ndërkombëtare.

Duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Rama theksoi edhe një herë se PS nuk do të kërkoi koalicion me LSI-në sa kohë kjo e fundit është pjesë e pushtetit. Ilir meta është pjesë e pushteti nuk ka opozitë në botë që kërkon të bashkëpunoi me një pjesë të pushtetit. Nuk kemi çti themi përderisa ai mbetet pjesë e pushteti dhe ai e ka bërë zgjedhjen e tij.

Rama më tej tha se ndryshe nga PD, e cila nuk ka nevojë për grupe pune dhe organizata pasi ka kthyer shtetin në funksion të partisë, PS do të bëjë të gjitha përpjekjet që programin që ka ka kthejë

Kundërshtari që kemi nuk ka nevojë për parti politike, pasi e ka kthyer shtetin në parti politike. Nuk i nevojiten grupe pune apo organizatë, pasi ka kthyer çdo zyrë dhe institucion në grup pune. Programi është një argument, ajo që ne kemi në dorë është që argumentit ti japim shpirt.

Duke folur në kuadër të organizimit, Rama kërkoi nga anëtarët e asamblesë që deri ditën e përurimit të numërimit të votave është territori. Për këtë ai tha se do të ngrihet komuniteti territorial, strukturë e asamblesë që duhet ti shërbejë për njohjen me problematikat dhe realitetet e ndryshme në të gjithë territorin.

Rama lajmëroi se në fillim të vitit të ardhshëm do të nis turin e takimeve për të diskutuar me qytetarët programin politik të PS-së.

Thirrja e fundit e Ramës ishte për bashkim forcat brenda PS-së. Nuk kemi kohë për të humbur duke ndarë gabime dhe faje. E shkuara le të na shërbejë si pasqyrë për të parë nga e ardhmja. /F.Stafa/

Propozimet

Kryetari i Asamblesë Kombëtare

Gramoz Ruçi

Kandidatët për 17 anëtarët e rinj të kryesisë:

( nga këto do zgjidhen 5 kandidate)

  1. Arta Dade
  2. Adelina Farizi
  3. Eglantina Gjermeni
  4. Irena Kallço
  5. Lindita Nikollën
  6. Luiza Xhuvani
  7. Mimi Kodheli
  8. Vasilika Hysi
  9. Valentina Leskaj
  10. Mimoza Hafizi
(nga këta do zgjidhen 12 kandidatë)
  1. Namik Dokle
  2. Gramoz Ruci
  3. Pandeli Majko
  4. Erjon Braçe
  5. Ben Blushi
  6. Arben Malaj
  7. Arben Isaraj
  8. Besnik Bare
  9. Etthem Ruka
  10. Namik Kopliku
  11. Shkëlqim Cami
  12. Saimir Tahiri
  13. Ditmir Bushati
  14. Dhimo Koti
  15. Vangjush Dako
  16. Qazim Sejdini
  17. Niko Peleshi
  18. Ulsin Mane
  19. Gëzim Tushi

Emrat e propozuar për Sekretariati Ekzekutiv:

Një sekretar organizativ Blendi Klosi

Sekretar për çështjet zgjedhore Damian Gjiknuri

Sekretar për programin – Ilir Beqja

Sekretar për Pushtetin Vendor Bashkim Fino

Sekretar për Sipërmarrjen dhe grupin e interesin Arben Ahmetaj

Sekretar për  Burimet Njerëzore Armando Subashi

Sekretar për për Emigracionin dhe Rininë – Erion Veliaj

Sekretar për Koalicionin Ndre Legisi

Sekretar për Koordinimin Fatmir Xhafa

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›