Krushqitë e ndara të shoqatave të filmit

31/01/2005
Kohët e fundit papritmas në shtypin shqiptar ( pas një heshtje totale prej katër vjetësh) është ngritur një zhurmë e tërë mbi QKK dhe veprimtarinë e saj.
Nga gjithë kjo situatë dalin disa pyetje të thjeshta: Përse shoqatave u del gjumi njëherë në katër vjet ? Përse u ndanë shoqatat në bijëza, mbesa dhe priten të tjera? Si fshihet lufta për të zotëruar sa më shumë numra në bordin që merr vendim për financim në lekë të projekteve? Ku fshihet lepuri i bukur filmik i drejtuesit të QKK, cila shoqatë duhet ta lëshojë atë në kullotën kinematografike për të qënë ajo dominuese.?
Kineastët dikur ishin të gjithë së bashku në një shoqatë me emrin Shoqata e Kineastëve të Shqipërisë. Befas u bënë dy dhe e dyta doli në emër të zhvillimeve më të reja me emrin Lumier. U vetëquajtën progresistë dhe e quajtën shoqatën e vjetër shoqatë pensionistësh që merret me përvjetore, varrime e përkujtime, a thua se kolegët e tyre të nderuar ishin varrexhinj të Sharrës.
Bordi prej 7 vetësh tashmë zgjidhej duke i ndarë matematikisht numurat e njerëzve vendimmarrës. Me formulën; 7 pjestim për 2.
Befas para 2 muajsh prej saj u shkëputën një grupim tjetër i madh “akoma më progresist” dhe akoma “më i shqetësuar” për fatet e kinematografisë dhe krijuan shoqatën nr. 3.
Shoqata numur 2 tani po akuzohet se qënkej konservatore, manipuluese, megjithse për hir të së vërtetës ka qënë mjaft aktive.Tani bordi duhet zgjedhur nga të tre shoqatat sipas pjestimit më të vështirë: 7:3. Një shoqatë e katërt që duket në horizont do ta çojë në 7:4.
Në se matematikisht numuri nuk del i rrumbullakosur do të hyj në punë varianti komik i letrës me vrimë. Kontaktet midis tyre janë zero si ato të shemrave në të njëjtën shtëpi.
Pa a del numuri real prej 30 kineastësh për të krijuar shoqata me nga 30 njerëz secila. Matematikisht jo. Por edhe kjo zgjidhet. Brenda natës anëtarë të një shoqate shkojnë në bahçen tjetër dhe anasjelltas. Pastaj vijnë në ndihmë studentë apo të sapodiplomuar. Ndonjëherë edhe shtetas kosovarë duke i ribërë shoqatat, si Çiçikovi i Gogolit me frymë të vdekura. Ju kam venë përpara listat dhe ju mund t’i botoni ato që të ushtroni kujtesën e publikut se ku i kanë dëgjuar një pjesë të këtyre emrave. Vini re aty se si brenda 15 ditësh ndërrohen kryetarët dhe nënkryetarët e shoqatave.
Beteja bëhet e gjitha për bordin e QKK i cili është vendimmarrës në gjithçka. Befas demokracia e mrekullueshme, që QKK-ën e udhëheq bordi i zgjedhur nga shoqatat bëhet thembra e Akilit. Demokracia mposhtet nga interesat. Pastaj fshihemi pas fjalëve dhe themi që QKK ka bërë gabime fatale. Këtë e deklaron i bindur pikerisht ai, që si Producent ( dhe regjisor ) ka marrë gjatë 7 viteve; 1 miliard e 61 milion lekë ose 1/6 e tortës kinematografike përballë 20 regjisorëve të tjerë që u ka mbetur së bashku pjesa tjetër. Sigurisht që mund t’i meritojë, sepse i kanë dhënë bordet që kanë udhëhequr me vendimarrje QKK dhe jo unë. Por së paku duhet të ketë mirënjohjen minimale ndaj kolegëve të tij, që e kanë vlerësuar dhe sepse duke folë për gabime fatale, ai akuzon pikërisht ata, shokët e tij të bordit, të cilët i kanë dhënë këto 1 miliard e 61 milion lekë. Edhe ata që në bordin e filmit artistik i akorduan shifrën marramendëse për takatin shqiptar prej 460 milion lekësh të vjetra. Akoma më e pacipë bëhet shpifja për shpërdorime duke marrë atributin e kontrollit të shtetit që e ka kontrolluar çdo vit QKK. Para tre muajsh ky kontroll zbuloi se shoferi i QKK e kish blerë me 200 lekë më shumë vajin e makinës. Unë mendoj se është mirë që dikush të heq dorë nga deliri i gjeniut, të paktën kur është esëll, sa kohë që llogaria e vlerave në art bëhet nesër, në të ardhmen dhe jo sot për sot nga tymtajat e konjukturave dhe të një shtypi krejtësisht informativ, ku mungojnë analizat e profesionistëve dhe ku për çdo vepër dëgjohet pas fjala; e mrekullueshme. Jemi të gjithë dëshmimtarë të një romanciereje të re që e fundosi ( në thonjza ) Kadarenë brenda një nate vetëm e vetëm pse nja 15 kamera i thanë Shqipërisë, ja kjo është gjenia shqiptare. A thua nesër në gjykimin e kohës ajo do të jetë letërsia shqiptare? Filmi shqiptar është ai që është dhe që në rastin më të mire, në ditën e katërt, është një mrekulli po të ketë në sallë nja 70 veta. E megjithatë është i mrekullueshëm fakti që ne bëjmë filma duke qënë një vend kaq i vogël. Le ti mbajmë këmbët në tokë këtu në fshatin tonë dhe të gëzojmë sinqerisht në se marrim diku një çmim, sado modest qoftë ai dhe le të shpresojmë për më shumë.
Për fat të keq komuniteti i kineastëve është i përçarë sipas mallkimit të stërlashtë shqiptaro-ballkanik dhe pjesës së madhe të krijuesve të ndershëm kërkojnë t’i imponohen një grupim i vogël, që kërkon të ruajë hegjemoninë e marrjes së projekteve. Nuk mund ta gënjejmë veten e të fshihemi pas gishtit.
Ndërkohë QKK ka vërtetë plot probleme duke qënë më e varfra dhe më e brishta në tërë rajonin, me financa qesharake, pa godinë të vetën, me punonjës që marrin një pagë mesatare prej 15.000 lekësh dhe ku vetë kryetari i saj paguhet më pak se çdo punonjës tjetër i administartës së dikastereve qëndrore për të patur si shpërblim mërinë se në projektin e tretë nuk të akordojë aq lekë sa doje ti, por më pak. Por ja që ky është realiteti ynë…dhe s’kemi pse të bëjmë heroin kur jemi jashtë valles.
Askush nuk kujtohet të pohojë se “gabimet fatale” të QKK i kanë bërë anëtarët e bordit duke i përgjedhur ata projektet. Kryetari kaq aq përgjegjësi sa janë kopetencat e tij, por kurrë të tërën. Gjatë shtatë viteve bordin e kanë udhëhequr 26 kineastë me rrotacion dyvjeçar. Janë të gjithë anëtarë aktualë të këtyre shoqatave të sotme dhe lajnë duart si Pilati. Nuk ndjejnë asnjë përgjegjësi për vendimet e marra, për projekte të dobëta apo neglizhencën që u kanë bërë të rinjve. Është momenti që fajin ta ketë e gjitha QKK dhe Kryetari i saj. Kështu e do puna, sepse ato që kaluan harrohen. Është momenti kur nëpër faqe gazetash sheh portrete të rinj kryetarësh me formate sa ato të shokut Enver dikur, që pozojnë plot nur dhe që nuk dihet se kush i shpall, sepse këtë të drejtë e ka vetëm Kryeministri shqiptar nëpërmjet dy kandidaturave që propozon Ministri i Kulturës.
Janë vegime të lobeve që ëndërrojnë ta marrin QKK si një pronë të tyre. Zotërinj, leriani këtë punë strukturave përgjegjëse të shtetit dhe le ta respektojmë këtë shtet sado i dobët që të jetë e sado ta shajmë kafeneve, sepse ai është prapë yni.
Ndërkohë flasin për gjëra të tjera të mëdha progresive, a thua se kanë përballë naivë të lindur, kur dihet se fjala më së shumti, tek ne, përdoret për të fshehur të vërtetën. Njerëz të tillë, Fan Noli, më 1924 i quante shakaxhinj të përparimit. Po Imzot Fan Noli nuk jeton më që t’i huanim ndonjë epitet tjetër më bashkëkohor si psh; shakaxhinj europiano-kinematografiko-intergrues.
Së fundi dua të them se në asnjë etikë normale nuk mund të ketë një nxitim të tillë, gati barbar, për t’i numuruar një drejtuesi orët e punës, duke i dërguar ndonjë gazetar sejmenë me pyetjen idiote: Juve ju ka ka kaluar dy ditë mandati i drejtimit, çfarë mendoni të bëni ? Sikur të ma lejonte edukata duhet t’i përgjigjesha, po shkoj të deri në ….sa të vijë kryetari i ri.