Skrapari në protestë: Qeveria s'po na jep ndihma
31/01/2005
Qarku Kukës
Tropojë – Has, i pakalueshëm
Rrugët që lidhin qendrat e qyteteve me komunat të bllokuara
Morinë - Kukës - Fushë Arrëz, kalohet me zinxhirë
Kukës - Has, kalohet me zinxhirë
Kukës – Golaj – Krumë, kalohet me zinxhirë
Bajram Curri - Dushaj, kalohet me zinxhirë
Bajram Curri - Markgegaj, kalohet me zinxhirë
Bajram Curri - Tropojë e Vjetër - Qafë Morinë, kalohet me zinxhirë
Bajram Curri - Bujan – Fierzë, kalohet me zinxhirë
Qarkun Dibër
Burrel – Bulqize – Peshkopi, me një kalim vetëm me zinxhirë
Rrugët rurale që lidhin qytetin e Peshkopisë dhe të Bulqizës me komunat, janë të bllokuara, me përjashtim të komunave Kastriot e Muhur.
Qarku Lezhë
Rrëshen - Fushë Arrëz, funksionon me një kalim
Rrëshen - Lurë, i pakalueshëm
Shpal - Reps, i pakalueshëm
Qarku Shkodër
Fushë Arrëz – Fierzë, është e bllokuar
Vau Dejës – Koman, i kalueshëm vetëm me zinxhirë
Vau Dejës – Pukë, i kalueshëm vetëm me zinxhirë
Shkodër - Hani i Hotit, i kalueshëm
Rrugët rurale që lidhin qytetin e Shkodrës me komunat Shllak, Temal, Shosh, Shale, Dukagjin, Tamar, Vermosh, Bogë, Theth, Kelmend, pjesërisht të bllokuara.
Pukë - Fushë Arrëz – Qafe Mali (Kukës), me një kalim, vetëm për makina të larta e me zinxhirë, fuoristrada 4x4.
Qarku Elbasan
Librazhd - Peshkopi e bllokuar
Qarku Korçë
Qafa e Thanës, Qafë Plloça e Qafa e Qarrit, të kalueshme me zinxhirë
Qarku i Vlorës
Qafa e Llogarasë, është e zhbllokuar, kalimi vetëm me zinxhirë
Qarku Gjirokastër
Rrugët që lidhin qytetin e Gjirokastrës me komunat Zagori, Golem dhe Fushë Bardhë, janë të bllokuara.
Asnjë aksident rrugor e asnjë viktimë në rrugë
Drejt Mirditës e Kukësit, 20 kamionë të tjerë me ndihma
TIRANË - Ndihma të tjera janë nisur dje në drejtim të zonave të bllokuara të zonës veriore e verilindore të vendit. Burime të Ministrisë së Rendit Publik, bëjnë të ditur se shërbimet e Policisë Rrugore, shoqëruan gjatë ditës së djeshme në mënyrë stafetë, 20 kamionë të nisur dje nga Durrësi në drejtim të Mirditës dhe më pas të Kukësit, për të dërguar ndihma dhe furnizime, për banorët e zonave të komunave të izoluara nga dëbora.
Përsa i përket aksidenteve të mundshme në akset rrugore, mësohet se në akset rrugore problematike, për t’u theksuar është se, nuk ka patur e nuk janë evidentuar aksidente rrugore me pasojë humbjen e jetës së shtetasve ose dëmtime materiale.
Ndihmat përqëndrohen në Veri e Verilindje,harrohet Jugu e Juglindja
Drejtuesit lokalë paralajmërojnë protesta në Skrapar e Librazhd
Banorët e zonave të thella të Skraparit e Librazhdit, të bllokuar prej ditësh nga dëbora, presin ndihma nga ana e shtetit, siç është bërë me pjesën tjetër të popullsisë në Veri dhe Verilindje. Drejtuesit e institucioneve vendore në këto rrethe, kanë ngritur zërin e protestës ndaj indiferencës së qeverisë shqiptare, lidhur me vendimin e dy ditëve më parë, për të akorduar në zonat e izoluara nga bora, një fond ndihmash prej 40 milion lekësh të reja.
Skrapar
Është e pesta ditë, që askush nga pushtetarët nuk e di se si është gjëndja dhe vështërsitë që kanë banorët e 80 fshatrave në rrethin e Skraparit, të cilët janë të bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës që e kalon trashësinë e mbi 1 metër. Në disa komuna si në Gjerpës, Potom, Konak, Vëlush, trashësia e borës sipas telefonave të 4 ditëve më parë, e kalonte trashësinë e 1.7 metër. Banorët e këtyre zonave, kanë nevoja urgjente, pasi nuk kanë as energji elektrike dhe për këtë arsye, nuk punojnë makinat e blojes të drithërave, as celularët, dhe nuk dihen nevojat që ata kanë nga gjendja e krijuar. Për drejtuesit e prefekturës së Beratit, kjo krijon problemet e mungesës së informacionit për gjendjen e tyre ekonomike. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ndihma e qarkut për hapjen e rrugëve deri në qendër të komunave, është tepër e vonuar pasi, duhet të kishte filluar që ditën e dytë, kur iu bë prezent bllokimi i rrugëve të 6 komunave.
I pyetur për ndimën që duhet tu jepet banorve dhe mënyrën se si do të lidhen me zonat e bllokuara, nënprefekti i qarkut të Beratit, brenda të cilit përfshihet dhe Skrapari, Fatos Hasani, ka sqaruar se deri më tani, janë të bllokuar rreth 80 fshatra në 4 komuna. Këto zona janë edhe pa energji elektrike, për shkak se janë rrëzuar rreth 150 shtylla elektrike.
Librazhdi
Sipas nënprefektit të Librazhdit, Haki Kryeziu, zona e Librazhdit bën pjesë në zonën veri-lindore të vendit nga ana gjeografike, por këtë radhë çuditërisht, nuk është përfshirë si një zonë e tillë, duke mos u krahasuar as me Lezhën, e cila pjesën më të madhe të territorit e ka në bregdet. Një protestë e tillë e nënshkruar nga nënprefekti Haki Kryeziu dhe drejtues të komunave të këtij rrethi, i është dorëzuar dje kryetarit të Këshillit të Qarkut, Medi Pepa, si përfaqësues i qeverisë në këtë qark, i cili ka premtuar se nga ana e qeverisë, do të miratohet një shtesë tjetër fondi, ku do të përfshihet edhe rrethi i Librazhdit. Për këtë qëllim, janë hartuar edhe listat e familjeve në nevojë dhe në shkallë rrethi numërohen 1513 familje me 7000 banorë, që kanë nevoja emergjente në një situatë të tillë.
Gjatë këtyre ditëve, katër komuna të këtij rrethi kanë qenë të izoluara nga bora dhe pjesërisht fshatra të veçantë në këto komuna, vazhdojnë të jenë në të njëjtën gjendje, me rrugë të bllokuara dhe mungesë të energjisë elektrike. Nga të dhënat operative që disponon shtabi i emergjencës i ngritur pranë nënprefekturës në Librazhd, gjashtë akse rrugore të rrugëve rurale, vazhdojnë të jenë të bllokuara deri në mesditën e djeshme.