E Hënë, 2 Nëntor 2026

Vrasja e Shkodrës, për motive të dobëta

31/01/2005  

Identifikohet dhe shpallet në kërkim, vrasësi i babait të katër fëmijëve

SHKODËR - Zbardhet vrasja e dy ditëve më parë në fshatin Barbullush të Shkodrës, identifikohet dhe autori i vrasjes. Sipas burimeve zyrtare të policisë së qytetit verior, mësohet se i dyshuari si ekzekutor i 47-vjeçarit Viktor Marku, është shtetasi Kol Shllaku, 60 vjeç, i cili është shpallur person në kërkim nga uniformat blu. Po sipas të njëjtave burimeve zyrtare, i dyshuari si vrasës i babait të 4 fëmijëve dy ditë më parë, ka qëlluar mbi viktimën e tij, pas një ngjarje të ndodhur për motive të dobëta. Kol Shllaku, sipas burimeve, është kunati i nusers së vëllait të Viktor Markut. Viktima dhe bashkëshortja e tij, duket se kanë patur grindje dhe probleme me vëllain e viktimës dhe me gruan e tij, motrën e Shllakut, në maj të vitit të kaluar, kohë kur viktima e dy ditëve më parë u arrestuar për armëmbajtje pa leje. Kol Shllaku, për ti dalë në mbrojtje të motrës, ka zgjedhur rrugën ekstreme, duke qëlluar mbi 47-vjeçarin, dy ditë më parë.

Personat e shoqëruar, ku midis tyre ishte dhe vëllai i viktimës, u liruan dje, pasi u bë i mundur identifikimi i autorit të krimit. Autori i vrasjes, Kol Shllaku, është nga fshati Trush i Shkodrës. Ai ishte i dënuar më parë për vjedhje. Gjatë kontrollit të banesës së tij, u gjetën sasi të mëdha armatimi si, dy çifte, fishekë, granata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›