Gazetarja belge zbulon rrënjët e prostitucionit shqiptar

31/01/2005
Përse libri i Hermine Bokhorst-it “Gra në kthetrat e shqipeve” ka ngjallur interesimin e lexuesve frankofonë?
Kohët e fundit në Belgjikë, Francë e në vende të tjera frankofone po qarkullon me sukses libri i gazetares belge, Hermine Bokhorst, i titulluar “Femmes dans les griffes des aigles” (Gra në kthetrat e shqipeve) dhe me nëntitull “Les filières albanaises de la prostitution” (Rrjeti shqiptar i prostitucionit), botuar nga shtëpia e njohur belge, Labor. Në kopertinë dominojnë ngjyrat kuq e zi, kurse në faqen e saj të pasme ndodhet edhe shqiponja jonë dykrenare. Sigurisht, prostitucioni nuk është shpikje e shqiptarëve dhe nuk gjendet vetëm tek ata. Përkundrazi, ai është i vjetër sa bota dhe ekziston në çdo vend tjetër, ku më pak e ku më shumë, ku më human e i respektuar e ku më i egër e i poshtëruar, ku hapur e ku fshehurazi, ku i ligjshëm e ku i paligjshëm, ku i lirë dhe ku në formë skllavërie. Duke folur për këtë libër, shtrohet dashur pa dashur një problem që ngjall diskutime të ndryshme: sjellja e shqiptarëve në Evropë dhe pasqyrimi i tyre nga media evropianoperëndimore. Prandaj, është e nevojshme të thuhet në fillim diçka se si na konsideron, në përgjithësi, opinioni i sotshëm evropian.
Pak histori për gogolin shqiptar
Ai që lë Shqipërinë dhe kalon disa muaj apo vite në Perëndim, e kupton se shqiptari këtu simbolizon, në njëfarë mënyre, gogolin e radhës. Duhet thënë të radhës, sepse edhe popuj të tjerë janë vënë gjatë historisë, me ose pa faj të tyre, në rolin e gogolit. Në kohët më të hershme hunët e mongolët, në Mesjetë turqit, italianët e gjermanët gjatë nazi-fashizmit, rusët në Luftën e Ftohtë dhe pas 11 shtatorit 2001, arabët.
Sigurisht, po të bëjmë një krahasim me këta gogolë, shqiptari duhet quajtur, në fakt, një gjoja gogol. Ose një gogolth. Por kjo s’ka rëndësi. Meqë Evropës i duhet ngaherë një gogol për të tërhequr vëmendjen e për t’i trembur qytetarët e saj, radha tani i ka ardhur gogolit shqiptar. S’ka gjë se është i vogël, s’ka gjë se nuk ka pushtuar askend e nuk ka bërë gjenocid, si për shembull, fqinjët e tyre, serbët. Gogoli bëhet. Mjafton t’i gjendet emri, mjafton të shkruhet e të flitet për bëmat e tij. Dhe sidomos në kohën e sotme të pushtetit absolut te mediave e të artit masiv, çfarëdolloj mistifikimi është i mundshëm. Me dhjetëra artikuj, emisione televizive, filma e libra etj, të publikuara në Perëndim, që nga viti 1990 e këndej, kanë kontribuar dora-dorës për ta mishëruar e bërë sa më të besueshëm këtë gogol. Sigurisht, kontributin më të madh për këtë e kanë dhënë dhe e japin vetë shqiptarë me bëmet e tyre. Psikoza e frikës ndaj shqiptarëve është e tillë, saqë edhe ata të huaj që nuk kanë parë apo njohur kurrë shqiptarë, bëjnë pohime në përputhje me logjikën e gogolit. Një pronar lokali në Bruksel, duke bërë krahasime midis arabëve dhe shqiptarëve thoshte një ditë se “marokeni të nxjerr gjakun me thikë, kurse shqiptari të pret kokën”. Dhe ky belg, si shumë evropianë të tjerë, bën të paditurin për krimet me vajzat e mitura të bashkëkombasit të tij, një pedofili përbindësh si Marc Dutroux, procesi i të cilit para disa kohësh në Belgjikë tërhoqi vëmendjen e mediave të Evropës. Nejse. Kjo është çështje etike t’i shohësh të këqijat vetem te të tjerët, jo te vetja.
Në Shqipëri thuhet se “më mirë të të dalë syri se nami”. E pra, viseve të Evropës shqiptarëve u ka dalë nami dhe përgjersa është fjala për gogolin, ky nam nuk është hiç i mirë. Këtë shpjegon edhe libri për të cilin bëhet fjalë më poshtë, i cili zbulon se ç’është sot shqiptare në fenomenin e prostitucionit evropian.
Autorja dhe burimet e librit
Hermine Bokhorst është gazetare e pavarur që bashkëpunon kryesisht me gazetën më të madhe në gjuhën franceze në Belgjikë, Le Soir, si dhe ligjëron në Fakultetin e Gazetarisë të Universitetit të Lirë të Brukselit. Ajo është e specializuar kryesisht për reportazhe nga terreni që trajtojnë probleme të jetës së përditshme. Libri i saj “Femmes dans les griffes des aigles “(Gra në kthetrat e shqipeve) bazohet në vëzhgimin e jetës së prostitutave shqiptare në Belgjikë e Francë, në rrëfimet e tyre, në dëshmi të ndryshme që ajo i ka mbledhur edhe në Shqipëri, në studime e raporte të institucioneve e shoqatave ndërkombëtare, në shkrime të shtypit shqiptar e të huaj, si dhe mbi disa vepra të botuara vitet e fundit në Perëndim për prostitucionin dhe mafian shqiptare. Libri shpjegon kushtet ekonomike dhe shoqërore që shkaktojnë këtë tregti me qeniet njerëzore, në këtë rast, me gratë e vajzat shqiptare, meqë ky konsiderohet një biznes më pak i rrezikishëm se trafiku i drogës ose i armëve. Gazetarja belge tregon kalvarin e femrave të trotuareve dhe dhunën që ato pësojnë nga zotërit e tyre (kodoshët apo proksenetët), çka është disi i pakuptueshëm për njerëzit e Perëndimit për të cilët prostitucioni është një zanat dhe sipërmarrje e lirë. Siç thotë botuesi, ky është “një rrëfim i kursyer për një realitet që ia kalon shpesh edhe fantazisë”.
Shqipëria, vend rekrutimi dhe tranziti
Pas rënies së komunizmit, Shqipëria kthehet shpejt në një vend tregtie e tranziti droge, armësh e prostitucioni. Por sidomos një vend nga ku marrin rrugët e Evropës një numër i madh vajzash për prostituim. “Në mungesë të të dhënave zyrtare, shkruan gazetarja belge, Organizatat Joqeveritare e çojnë në 30 mijë numrin e shqiptareve që punojnë si prostituta jashtë shtetit (15 mijë në Itali, 6 mijë në Greqi dhe pjesa tjetër në veri të Evropës”. Meqë këto organizata mbahen me financime ndërkombëtare, ato kanë interes ta fryjnë këtë numër, thotë një specialist shqiptar. Por, meqë flitet për fenomenin, këtu nuk ka vend të diskutohet për shifrat, të cilat asnjëherë nuk do të jenë të sakta. Po si rekrutohen vajzat në Shqipëri? Sipas autores dhe studimeve të deritashme ekzistojnë teknika të ndryshme për këtë qëllim. 27 përqind martohen me xhelatët e tyre të ardhshëm, 17 përqind vijnë me “të fejuarit”, 24 përqind marrin premtime të rreme për punë dhe 27 përqind rrëmbehen. Autorja shkruan edhe për raste kur vetë prindërit ua japin vajzat proksenetëve ose trafikantëve të detyruar nga nevojat ekonomike. Një studim i kryer tregon se 80 përqind e viktimave janë të moshës nën 18 vjeç.
Por Shqipëria njihet tashmë në Evropë edhe si vend tranziti për prostitutat e huaja. Trafikantët shqiptarë i kapërcejnë kufijtë dhe shkojnë të blejnë femra në Moldavi, Bullgari, Rumani, Ukrainë e Russi. Ato shiten nga 500 deri në 2500 sipas moshës dhe bukurisë së tyre. Ato qëllon të shiten disa herë derisa të arrijnë në Perëndim. Në një raport të vitit 2002 të hartuar nga Unicef-i, OSBE-ja dhe HCR-ja thuhet se “korrupsioini i policëve në kufijtë e vendeve të tranzitit që bashkëpunojnë me trafikantët dhe indirekt me grupet kriminale- është një rregullë më shumë se një përjashtim”. Tani edhe Kosova konsiderohet një vend nga merren vajza për prostitucion ose si vend tranziti për të huajat. Qytetet kryesore që trafikojnë në Shqipëri janë Shkodra, Tirana, Durrësi, Vlora etj. Autorja tregon histori e detaje të ndryshme se çfarë pësojnë edhe prostitutat e huaja që bien në duart e trafikantëve dhe të proksenetëve shqiptarë.
Çfarë mendon polici Steve?
Në faqen 43 të librit, autorja bën portretin e policit belg Steve që merret prej kohësh me problemet e prostitutave shqiptare në Bruksel. Atë e njohin të gjithë. Në fakt, ai i do shqiptarët dhe flet pak shqip. E do Shqipërinë për anën kaotike dhe misterin e saj. Ka vizituar Tiranën dhe qytete të tjera. Shqipëria, thotë ai, “është një vend i mrekullueshëm. Më vjen mirë që dy milionë turistët gjermanë nuk e kanë zbuluar ende atë.” Ja se ç’mendon ai për terrorin që bëjnë shqiptarët mbi prostitutat. “Kur fillova të punoj në TEH ( celulë e policisë federale belge që lufton kundër tregtisë me qeniet njerëzore), nuk e kuptoja fare mendësinë e këtyre njerëzve. Tani e njoh më mirë. Por, nuk arrijt t’i kuptoj gjithmonë. Ajo që i shtyn të sillen ashtu është paraja, paraja, paraja...Por përgjigjja e vërtetë është te vajzat shqiptare. Te edukimi i tyre”.
Ai mendon se për këtë qëllim duhet të punojë shumë tepër edhe policia në Shqipëri. Në Belgjikë, Steve përpiqet t’i ndihmojë vajzat që ato të shpëtojnë nga tipat që i mbajnë si skllave që të prostituojnë për ta. Në qoftë se të gjithë ata që punojnë në TEH në Bruksel janë shumë të devotshëm, Steve është një rast i veçantë, sepse e quan detyrën e tij një mision. Ai thotë se “dhuna kundër vajzave më bën të përkushtohem jashtëzakonisht. Nga ana tjetër, nuk e kuptoj një gjë. Në qoftë se meshkujt do t’u linin pak më shumë para vajzave dhe të mos i rrihnin ato, ne do të kishim më pak denoncime kundër tyre”.
Dhuna mbi prostitutat shqiptare
Në Perëndim flitet e shkruhet shumë për dhunën e proksenetëve shqiptarë, e cila i habit edhe vetë policët dhe shoqatat që kanë për mision t’u vijnë në ndihmë viktimave të këtij trafiku me qeniet njerëzore. Autorja citon një paciente nga Berati që i thoshte mjekut se vajzës së saj në Belgjikë ia kanë prerë veshët dhe hundën. Dhe ajo përmend pastaj format e dhunës që përdoren ndaj tyre, duke filluar që nga rrahja si kafshë me grushte, me rrip të lagur, djegia me cigare, prerja me thikë e deri te ekzekutimi me korent në dush.“Shqiptarët, shkruan Hermine Bokhorst në librin e saj, nuk e kanë fare problem që të bëjnë si të duan me “mallin e tyre”. Sipas gazetës Liberation, që nga viti 1995 proksenetët shqiptarë mbretërojnë në lagjet e nxehta të qyteteve të mëdha belge. Klanet e tyre janë jashtëzakonisht të dhunshme dhe Belgjika është kthyer në një vitrinë të mafias shqiptare. “Në dosjet e krimit të organizuar, dhuna midis tyre është shumë e pranishme, komenton Serge Brammertz, prokuror federal belg. Ajo përfshin 60 përqind të rasteve, kurse te shqiptarët 90 përqind. Një kriminolog zviceran që ka shkruar librin “Mafia shqiptare, një kërcënim për Evropën”, Xavier Rauferi, shpjegon se këto krime të shqiptarëve kanë karakteristikat e një mafjeje të vërtetë, pra, aktivitete kriminale të shumëfishta, mbarëkombëtare dhe të organizuara, të ushtruara nga një shoqëri klanore e ndërtuar në një mënyrë komplekse ...” Këtë dhunë gazetarja belge e shpjegon gjithashtu me nivelin e emancipimit të shoqërisë si dhe me pasojën e sundimit shekullor të mashkullit mbi familjen dhe femrën shqiptare.
Historia e njërës nga ato
“Dita më e lumtur e jetës sime, thotë Alba, është dita kur vranë të fejuarin tim.” Ajo jeton tani e qetë në Belgjikë, pasi është gënjyer dhe keqpërdorur nga njeriu që kishte dashur. Ka një vit e gjysmë që ka arritur të dalë nga rrjeti i prostitucionit të detyruar dhe përpiqet ta harrojë çfarë i ka ndodhur. Por e ka të vështirë. “Nuk mund t’i besoj më askujt”, shton ajo. Autorja shkruan se me gjithë dhimbjen që ndien, ajo kërkon të tregojë historinë e saj. Që ta dinë të gjithë. Për të shpëtuar të tjerat. Ajo flet me sytë e hedhur diku në horizontin e pafund. Kohë pas kohe, ajo ndalet për të përtypur ngashërimat që i vijnë nga zemra e saj. “I kisha mbushur 20 vjetët pa u fejuar ende. Familja ime nuk më kishte gjetur ende një burrë që të më përshtatej mua. Në moshën time quheshe e kaluar dhe njerëzit të marrin nëpër gojë...Kur një ditë, kthehet në fshat një djalë që kishte ndenjur një vit e gjysmë në Belgjikë. Ai më hidhte shikime të ëmbla e fjalë të bukura dhe unë rashë në dashuri me të. Fqinjët thoshnin që ai ishte kriminel. Prindërit e mi gjithshtu. Por unë s’doja të dëgjoja asgjë. Ai më fliste për jetën e bukur që më priste atje...Imagjinoja njëfarë parajse. Dhe ika me të. Pa i thënë askujt. E doja...”
“Me të arritur në Bruksel, me çoi në Zyrën e të huajve. Pas tri ditësh mora aneksin 26. Dhe që nga ajo ditë, ai ndryshoi plotësisht. Nuk ishte më i dashuruar. Vetëm i dhunshën. Më tregoi vajzat në trotuar dhe më tha: “Ja, këtë punë do të bësh edhe ti! Unë nuk doja. Atëherë më mbylli në një bodrum me qen. Më shqepi në dru, aq sa desh më thyu brinjët. Derisa të pranoja “të punoja”. U tmerrova...Natën e parë i çova vetëm 125 euro. Jo dhe aq. Më dha ca grushte të forta. Duhej të bëja 500 euro në natë...(50 euro kushton qëndrimi me një klient për 10-15 minuta) Të gjitha paratë që fitoja, m’i merrte ai. Më jepte vetëm 1.25 euro sa për të blerë një paketë me çips...Po të fitonte më pak se shokët e tij, më rrihte...Pa mëshirë...”
Historia e Albës, shkruan H.Bokhorst, ka patur një fund të dëshiruar. Por kjo ndodh rrallë. Megjithatë, rruga e saj është klasike.
Me Anën, prostitutën belge
“Shqiptaret dhe vajzat e Lindjes na kanë ulur çmimin, thotë Ana, një prostitutë belge, 30 vjeçe. Ato i bëjnë të gjitha ...edhe për 20 euro! Ne belget jemi të detyruara të bëhemi raciste. Në rrugën Aerschot (Bruksel) tani kemi mbetur tetë a nëntë...të tjerat janë të huaja. Por, kur i shoh sa fitojnë ato...Nganjëherë dua t’i ndihmoj. U kam dhënë disave rroba, sepse kanë një pamje të mjerë. U paguaj edhe ndonjë vakt, sepse zotërve të tyre u dhimbset edhe një sanduiç për to...Ato duhet të bëjnë 500 eurot, ndryshe u kërcet dajaku...Nganjëherë shqiptarët u qepen edhe vajzave belge dhe janë edhe me ato të dhunshëm si me vajzat e vendit të tyre. Ata luajnë të dashuruarit. Vajzat thonë se djemtë i “duan” ato dhe se grushtet që hanë prej tyre janë provë dashurie. Ato janë shumë naive, thotë Ana.
Unë e kam zgjedhur vetë këtë zanat. Kam vendosur vetë dhe 100 përqind të fitimit e kam për vete. Fitoj dhe jetoj mirë...Por prostitucioni i Anës i pranuar lirisht, pa proksenet, duket i vështirë për t’u kuptuar nga vajzat e Lindjes, thotë gazetarja. Ana vazhdon rrëfimin e saj: “Nganjëherë, ftoj ndonjë nga këto vajza të huaja në shtëpinë time. Ato çuditen kur shohin se kam një shtëpi të madhe me televizorë në çdo dhomë dhe që nuk jetoj në një vrimë me insektet. Kur ato ankohen në polici dhe hyjnë në procedurë, ato merren në mbrojtje nga Qendrat Publike të Ndihmës Sociale dhe marrin një ndihmë prej 500 eurosh në muaj. Aq sa fitonin në një natë, kur punonin si prostituta!”
Perëndimi dhe tregtia me femrat
Çdo vit, rreth 120 mijë deri në 200 mijë femra bien viktimë e tregtisë për prostitucion drejt Evropës. OIM(Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin) vlerëson në 500 mijë numrin e prostitutave të ardhura nga vendet e Lindjes dhe të Evropës Qendrore në Evropën Perëndimore. Ose një rritje prej 80 përqindësh në 10 vjet. Evropa s’ka kufij për proksenetët. Ata ndërrojnë shpesh vend për qëllime fitimi ose nga ndjekjet e policisë.
Autorja shkruan se legjislacionet ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Kështu, Franca, Belgjika, Luksemburgu, Portugalia, Italia, Spanja, Anglia, Irlanda dhe Danimarka e lejojnë prostitucionin si një zgjedhje të lirë, por në të njëjtën kohë prostituta konsiderohet si viktimë. Proksenetizmi (detyrimi i femrës që të bëjë prostitucion për qëllime fitimi për të tjerët) dënohet si një shkelje ligji. Kurse në Greqi, Gjermani dhe Holandë prokseneti quhet një sipërmarrës dhe prostitucioni një zanat si çdo profesion tjetër. Më në fund, në Suedi, prostitucioni nuk ndalohet, por klientët ndiqen ligjërisht.
Në Perëndim bëhet pyetja: Çfarë të bëjmë me prostitutat e huaja? T’i kthejmë në vendet e tyre? “Rreth 44 përqind e vajzave që i kthejmë në vendet e tyre, bien prapë në duart e trafikantëve,”thotë Patsy Sorensen, deputete evropiane, e cila merret me tregtinë e qenieve njerëzore që prej 10 vjetësh. Nuk mjafton që ato të vihen në avion, siç veprohet me emigrantët ilegalë. Sepse rreziqet janë të mëdha. Rreziqe fizike, psikologjike e shoqërore. Pas çdo viktime, fshihet një trafikant që kërkon ta rikthejë përsëri “mallin” e tij ose ta ndëshkojë se e ka tradhtuar.Madje, shumë shpesh, thotë gazetarja, ata i presin ato në aeroport.
Autorja shtjellon më tej statusin e viktimës që duhet të përfitojë prostituta që arrin të shpëtojë nga trafikantët e të rifitojë lirinë. Çfarë bëhet me këtë kategori femrash? “Në Shqipëri, shkruan ajo, nuk ekziston asnjë sistem për mbrojtjen e tyre...Në këtë fushë Belgjika është një shembull. Ajo është vendi i parë që filloi të merrej me viktimat e tregtisë me femrat. Që nga viti 1995 aty janë ngritur tri qendra pritjeje që kanë strehuar më shumë se 700 të tilla. Por kërkesat janë të shumta. Viktimat që pranohen në këto qendra duhet t’i denoncojnë shfrytëzuesit e tyre e të ikin nga rrjeti i prostitucionit. Ato fitojnë një leje të përkohshme qëndrimi në Belgjikë dhe, kur tutori i tyre dënohet ato përfitojnë qëndrim të përhershëm. Ato strehohen në banesa sekrete dhe përfitojnë ndihmë mjekësore e psikologjike.
“Viktimat kanë nevojë për mbrojtje kundër trafikantëve, vazhdon deputetja Patsy Sorensen, e cila është autore e një projektligji evropian për këtë qëllim. Në fakt, trafikantët humbasin jo vetëm “mallin” e tyre, por edhe kontrollin mbi një person rreth të cilit dinë disa gjëra si dhe aktivitetin e tij. Hapi i parë është të njohim viktimën si viktimë dhe jo si keqbërës. Pa një vlerësim të drejtë të situatës, ne humbasim çdo shpresë për t’i ndaluar trafikantët që veprojnë sot pothuajse krejtësisht të padënuar.”
Si konkluzion të kësaj paraqitjeje të përmbledhur për librin e Hermine Bokhorst-it, “Gra në kthetrat e shqipeve”, po citojmë Le Courrier des Balkans, i cili shkruante para disa kohësh se në Shqipëri “ku shumica e popullsisë jeton në një varfëri të skajshme, ku zakonet e vjetra e bëjnë gruan mall që mund të shitet e blihet nga burrat, që i kanë të gjitha të drejtat, trafiku i femrave sjell fitime të majme pa harxhuar dhe pa rrezikuar aq shumë”.