E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Humbasin” pronat e 450 borxhlinjve të ATK

31/01/2005  Zyra e regjistrimit dhe agjensia e kreditimit, përplasen te përmbarimi

FIER - Mosmarrëveshjet e lindura mes Përmbarimit, Zyrës së Regjistrimit dhe Agjensisë së Trajtimit të Kredive në Fier, duket se nuk kanë marrë ende formën e zgjidhjes. Kreditorët debitorë të Bankave të nivelit të dytë, dërguar në përmbarim nga ATK, nuk i krijojnë mundësinë këtyre të fundit, për sekuestrim të pasurive. Nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajshtme, nuk ka të dhëna të pronësisë së tyre, ndërkohë që janë jo pak, por 450 dosje të kreditorëve debitorë, të cilët nuk kanë shlyer kreditë e marra.

Sipas shefit juridik të zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajshtme në Fier, Gentin Mico, ky fenomen është i njohur, por në pamundësi për tu realizuar, përderisa shumë kreditorë-debitorë nuk iu ekzistojnë pasuritë e hipotekuara në zyrën e regjistrimit.

”Për shifra të sakta, konkretisht, unë nuk mund të them-pohon Mico,- por di që janë bërë shumë konfirmime, sidomos për toka nëpër fshatra dhe për apartamente. Shumica e qytetarëve që i kanë regjistruar këto prona, na kanë dhënë në kontratën e hipotekimit, nuk kanë ardhur më për të bërë riregjistrimin e pronës. Ne nuk mund të bëjmë bllokimin e një prone, kur nuk e kemi të regjistruar në regjistrin e pronësisë “

Ndërkohë që ka lindur kjo pengesë, nuk dihet se kur, dhe në çfarë mënyrer do ti kthehen shtetit, debitë e kreditorëve huamarrës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›