Kupa Mbarekombëtare Prishtina-Tirana, me 28 nentor

Ekipi i Tiranës me një shkresë zyrtare ka kërkuar që ndeshja Tirana-Vllaznia, e vlefshme për kampionatin kombëtar, qe në kalendarin zyrtar të FSHF-së është përcaktuar në date 01.12.2006, të zhvillohet në date 02.12.2006. Zëdhënesi i shtypit në FSHF, Lysjen Nurishmi, tha për ATSH-në se kjo kërkesë eshte bere, pasi ekipi i Tiranës në datën 28.11.2006
do të zhvillojë në Prishtinë ndeshjen per "Kupen Mbarekombëtare" me KF Prishtinën. Sipas tij, kjo ndeshje do të verë përballë fituesin e Kupës së Shqipërisë dhe fituesin e Kupës se Kosoves. Ai tha se ndeshja Tirana-Vllaznia do të zhvillohet në datën 02.12.2006.