E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançini: “Tri pikët kishin shumë rëndësi”

Pas fitores në derbi kundër Milanit, arrin një tjetër, shumë e rendësishme në të ftohtin e Moskës. Fitorja 1-0 e Interit kundër Spartakut të Moskës e ka lënë plotësisht të kënaqur trajnerin Roberto Mancini. "Dukë parë gjendjen tonë, fitorja ishte shumë e rëndësishme. Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë, por ato që kishin rëndësi ishin tri pikët, pas dy ndeshjeve të para të humbura. Në dhjetë minutat e fundit vuajtëm pak, por dua të shtoj se ndjemë edhe pak lodhjen qe derbit të ditës së shtunë", - shprehet Mancini. Elozhet e teknikut janë për emra të vecantë, por dhe për kolektivin. "Nuk është e mundur ë gjithmonë të jesh perfekt, - pohon ai për mikrofonat e "Sky". " Kruz? Është një futbollist serioz tek i cili mund të kesh gjithmonë besim. Dua të shtoj se të gjithë sulmuesit janë duke luajtur shumë mirë në këtë periudhë. Zlatan nuk shënoi, por pati dy ose tre raste për të mbyllur ndeshjen". Në lidhje me pushimet e Adrianos në Brazil, Mancini nukj bëri asnjë koment për datën e mundshme të rikthimit të brazilianit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›