E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kruz: “Çfarë kënaqësie t’i shënosh Milanit!”

Milano (Itali) - Është një nga anëtarët e kolonisë amerikano-jugore të Interit dhe pas derbit kundër Milanit është shndërruar në idhullin e ultrasve zikaltër dhe një pikë referimi për skuadrën e Mancinit. Ky është Hulio Kruz, i cili pohon se e jeton futbollin si një lojë. Interi shkëlqen në Serinë A dhe është i pandalshëm. "Por, në futboll kurrë nuk dihet se si do të përfundojë një gjë. Janë akoma ndeshjet e kthimit për t'u luajtur, mungojnë shumë deri në fund të kampionatit". Së fundi, edhe një batutë për konkurrentët: "Fiorentina është një skuadër që më ka befasuar shumë, duke parë që ka dhe shumë të rinj, të cilët janë duke luajtur shumë bukur, por, megjithatë, besoj Roma ka dicka më shumë".
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›