Tiago, në merkaton e Juventusit. Lioni gati

Torino (Itali)- Juventusi është i gatshëm të shesë Tiag Mendesinn, i cili u ble nga Lioni për shumë ne 13 milionë eurove gjatë merkatos verore. Ndërkombëtari portugez nuk arriti të përshatet me futbollin italian dhe gazeta franceze sportive "L'Equipe" shkruan se Lioni është i gatshëm të rifirmosë një kontratë me Mendesin. "Nëse Juventusi do të vendosë ta shesë ai do të kthehet te Lioni gjatë merkatos dimërore dhe Mendes do të ketë mundësinë edhe të luajë në Ligën e Kampioneve", - deklaroi drejtori sportiv i Lionit, Bernard Lakomb. Tiago ka luajtur vetëm 6 nga 17 ndeshjet që ka zhvilluar Juventusi gjatë këtij sezoni, por vetëm në tre ka qenë në formacionin startues.
Albania Sport