E Diel, 1 Nëntor 2026

Kruz mund të largohet nga Interi, e kërkon Barcelona

Kontrata e ardhshme duhet të ketë parasysh edhe këto gjëra, si dhe faktin se mbas dy vjetësh ai mund ta lërë futbollin"Gjatë këtyre ditëve na kanë telefonuar shumë klube për t'u informuar rreth situatës, edhe pse kohët e fundit kanë ndodhur disa gjëra të veçanta." Gustavo Geci, agjenti i Hulio Kruzit, ka treguar për gazetarët se klubet e interesuara për sulmuesin argjentinas, të cilit në qershor i skadon kontrata, nuk mungojnë. Geci ka pranuar edhe se një ndërhyrje direkt e Moratit mund t'i zhbllokojë negociatat për rinovimin. Kruz po kalon një moment të veçantë. I lënë jashtë nga Mourinjo, pas ndeshjes me Xhenoan, është kthyer edhe njëherë kundër Anorthosis dhe Udinezes, njeriu vendimtar për zikaltrit. "Nuk ka probleme, sepse Hulio është njeri serioz dhe drejtuesit e dinë që ai është i lidhur me Interin. Kontrata e ardhshme duhet të ketë parasysh edhe këto gjëra, si dhe faktin se mbas dy vjetësh ai mund ta lërë futbollin." Mbi marrëdhënien e Kruzit me Mourinjon, Geci mjaftohet duke thënë se bëhet fjalë për "një marrëdhënie profesionale". Domethënë, asnjëherë tjetër si sot duket i fortë tundimi për të ndryshuar ambient. Nga janari i ardhshëm, sulmuesi rezervë më i fortë i botës do të jetë zyrtarisht i lirë të flasë me klube të tjera. Në zemrën e tij qëndron akoma ambicia për ta mbyllur karrierën tek Interi, por bezdis shumë "indiferenca" e kryesoreve të merkatos. I mbështetur në 75 golat e tij në 181 ndeshje (shumë jo si titullar), mbi të gjitha te 19 realizimet në sezonin 2007-'08, pritej që kontrata të zgjatej që në majin e kaluar. Më pas kanë mbërritur pushimet, ka filluar grumbullimi, vera ka mbaruar, por për kontratën asgjë... Atëherë zilja e shtëpisë Kruz ka filluar të bjerë me njëfarë vazhdimësie. Interesimi më i madh vjen nga Spanja, me Barcelonën të këshilluar, me sa mësohet, nga vetë Leo Mesi, patrioti i tij, mik dhe admirues i Hulio Kruzit. Por duhet parë edhe në Itali, ku në dritare është Roma, e cila do të kishte nevojë si buka për një sulmues të parë të tillë. Tundime të vërteta për dikë si Hulio, që ndihet akoma në gjendje të garantojë të paktën dy sezone në nivele të larta, ndoshta të synojë edhe Botërorin e Afrikës së Jugut 2010, duke parë se sot futbolli argjentinas garanton mesfushor të avancuar me shumicë dhe sulmues të dytë, por ka vështirësi në gjetjen e një qendërsulmuesi të pastër në zonën e rreptësisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›