Ronaldinho lexon "Gomorra"-n në avion
Milani kthehej nga Leçe, Kaka luan me letra me Emerson dhe Didën. Po Ronaldinjo? Ai lexon një libër antimafie, "Gomorra"-n e Roberto Savianos, të përkthyer në portugalisht. Kur ia bëjnë të thonë, një ditë më pas, Ançeloti nuk habitet. "Ronaldinjo po bën gjithçka për të njohur më mirë Italinë, dhe jo vetëm futbollin. Jemi para një kampioni shumë ndryshe nga sa e kishin përshkruar spanjollët." Ndoshta edhe për këtë e mbrojti për orët e vona në diskotekë. "Më pëlqen t'i trajtoj futbollistët si persona të rritur, dhe jo si fëmijë. Nëse dikush pas ndeshjes ka dëshirë të shkojë në diskotekë, apo të dalë me shokët, le të shkojë. Batuta? Vetëm sa kopjova trajnerin tim të vjetër Liedholm. Një herë ishim të grumbulluar në Bruniko me Romën, kur disa tifozë i thanë atij se kishin parë në orën 1 të natës disa futbollistë në lokal. Por ai nuk u shqetësua: "Në orën 1? Shumë keq, u kisha dhënë leje të qëndronin deri në orën 3".