E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taivani vendos në pranga ish-Presidentin

Ish presidenti i Tajvanit, Chen Shui-bian, është marrë në paraburgim pasi një gjykatë aprovoi kërkesën e prokurorëve për ta ndaluar atë. Zoti Chen iu përgjigj për disa orë pyetjeve në zyrën e prokurorit.

Kur ai u nxorr nga zyra me pranga, ngriti duart lart dhe thirri "persekutim politik", përpara se të hynte në makinën e tij.

Prokurorët e akuzojnë zotin Chen dhe bashkëshorten e tij për shpërdorim të mijëra dollarëve nga fondi i veçantë presidencial. Ata akuzojnë familjen e tij se ka transferuar në mënyrë të paligjshme miliona dollarë në banka jashtë vendit.

Zoti Chen i mohon akuzat. Ai fajësoi për arrestimin e tij presidentin aktual Ma Ying-jeou dhe partinë në fuqi Kuomintang, duke i akuzuar ata se ishin duke përkulur para presionit të Pekinit. Gjashtë muaj më parë zoti Chen përfundoi mandatin e tij në postin e presidentit ku shërbeu për tetë vjet.

Ai ishte presidendti i parë i Tajvanit nga rradhët e opozitës.Gjatë dy mandateve në post ai e zemëroi vazhdimisht Kinën duke mbrojtur sovranitetin e Tajvanit.

Pekinit e konsideron ishullin si pjesë të territorit dhe ka kërcënuar se do ta marrë me forcë nëse Tajvani shpall pavarësisë zyrtare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›