E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me thuaj si fle, te them raportin me partnerin

TIRANË- Jeta seksuale midis partnerëve nuk është treguesi kryesor që zbulon bazën e lidhjes tuaj, por mënyra se si afroheni me njëri-tjetrin, qoftë edhe duke fjetur zbulon ndjenjat e fshehta, raporton Telegraf.

Afërsia
Kur flini në krah, me shpinë të kthyer nga partneri, ndërsa duart e tij janë të hedhura rreth trupit tuaj. Ky pozicion i clirë mund të vërehet te partnerët të cilët janë bashkë një kohë të gjatë dhe ndjejnë kënaqësi edhe kur nuk janë të kthyer ballë për ballë njëri-tjetrit (fytyrë për fytyrë). Ka prekje të shumta, e kjo do të thotë edhe ndjenja të thella, por jo edhe kënaqësi të pashfrenueshme.
Niveli i dashurisë: 4/5

Baza të forta
Ai është shtrirë në krevat, dhe mezi ju prek, mirëpo zë pjesën më të madhe të shtratit. Ju jeni mbledhur në krah, me shpinë të kthyer nga ai. Në qoftë se flini shpesh në këtë pozitë "të rehatshme" klasike, me siguri ndjeheni ngapak e pasigurt, edhe pse jeni afër të dashurit tuaj. Mënyra se si a e zë sipërfaqen e shtratit zbulon besimin e tij në jetë dhe në lidhjen tuaj. Ndërmjet jush hetohet një konflikt dhe ju nuk jeni e sigurt se do të arrini atë që keni dëshirë të madhe. Është e mundshme që jeni duke kaluar nëpër ndryshime.
Niveli i dashurisë: 2/5

Ditët e para
Flini në shpinë. Ai fle i mbledhur në krah, ndërsa me shpinë prek trupin tënd. Jeni të lumtur dhe jeni të kënaqur me dashurinë të cilën e keni. Mirëpo, ai kërkon personalitetin e nënës dhe varësia e tij nga nëna më vonë mund t'ju sjellë telashe. Me siguri jeni në fillim të lidhjes suaj. Jeni të lidhur emocionalisht dhe ka shumë prekje të trupit gjatë natës, gjë që tregon se bile komunikoni me njëri-tjetrin.
Niveli i dashurisë: 3/5

Telashet janë afër
Të dytë jeni të mbledhur, të kthyer me shpinë ndaj njëri-tjetrit dhe secili në anën e vet. Distanca tregon tendosjen e marrëdhënieve, ndoshta ju presin problemet. Nuk ka kurrfarë gjasash për përkëdhelje apo për shikime të këndshme në mëngjes. Në qoftë se lidhja juaj është e re, me siguri ndodheni para ndarjes. Në qoftë se jeni bashkë një kohë të gjatë, ndoshta mendoni për problemet e pazgjidhura. Zgjidhini ato para se të bëhet vonë.
Niveli i dashurisë: 1/5

Dashnorë të vërtetë
Ai fle në shpinë, i kthyer nga ju. Ju flini në krah me fytyrë të kthyer nga ai, me njërën dorë dhe me njërin gju sipër trupit të tij. Pozita e këtillë do të thotë se mund të zgjoheni çdo moment dhe ta shikoni drejt në sy. Tregon një kënaqësi të thellë. I ngjitur për trupin e tij, do të thotë se në të shihni burim ngushëllimi dhe verifikoni se a është ende ai aty. Ai nuk është edhe aq i varur nga ju, mirëpo pozita e tillë megjithatë flet se ndjen një dashuri të madhe.
Niveli i dashurisë: 5/5
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›