Londer 2012 inagurohet pishina olimpike Aquatics Center

Londër 2012 nis numërimin mbrapsht për vitin e fundit përpara se të startojnë zyrtarisht Lojrat Olimpike. Notarët kanë inauguruar pishinën e re olimpike në Aquatics Center, që sipas zyrtarëve të Komiteit olimpik ndërkombëtar, ka një çati të valëzuar që i ngjan formës së një balene.
Shpresa britanike për medalje, Tom Daley, ishte i pari që është hedhur në ujë, si pjesë e ceremonisë inauguruese. Vlerësime kanë ardhur edhe nga presidenti i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, e ka cilësuar performancën paraprake britanike në një nivel me Lojërat e Madhe të viteve të kaluara.
"Është e vështirë të krahasosh Lojrat, që janë mbajtur në kohë të ndryshme, në vende me kultura të ndryshme, politiko-ekonomike por në termat e përgatitjeve, Londra është e barabartë me Sydney 2000 dhe Pekin 2008. U surprizova kur pashë Aquatic Centre. Kam parë shumë impiante në jetën time, por kurrë diçka të tillë. Është absolutisht fantastike", ka përfunduar kreu olimpik.
Anglia përballet me shumë kërcënime, por rrezikui më i madh vjen nga Al-Qaeda, pasi Britania mbështeti operacionet ushtarake amerikane në Afganistan dhe Irak. Lojrat e Londrës koinçidojnë me 40-vjetorin e atyre të Mynihut, kur 11 anëtarë të skuadrës izraelite janë vrarë nga një palestinez. Ndërkohë, ambasada britanike në Shqipëri në ambientet e pallatit të brigadave ka organizuar një ceremoni me rastin e countdown drejt Londër 2012.
Më shumë se 3.5 milionë bileta janë shitur deri tani, për të ndjekur rreth 15,000 atletë nga më shumë se 200 vende të konkurojnë për Lojrat Olimpike dhe Paralimpike. Britania do të ketë 550 atletë që konkurojnë në 26 disiplina, ndërsa Londra do të jetë qyteti i parë që mirëpret lojrat për herë të tretë, pas kompeticioneve në 1948 dhe 1908.
Eno Skarço
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 27 korrik 2011 )