Kryebashkiaku Basha, “Qytetar Nderi” i Prishtinës
TIRANË-Kryetari i Bashkisë së Tiranes, Lulzim Basha do të shpallet qytetar nderi i Komunës së Prishtinës.
Komiteti për Politikë dhe Financa, i komunës së Prishtinës, ka votuar disa ditë më parë pro propozimit që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha të shpallet Qytetarë Nderi i Prishtinës.
Sipas zyrtarëve komunal të Prishtinës, Kryebashkiaku Lulzim Basha ka reflektuar interesim të veçantë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Tiranës dhe Prishtinës, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Nga zgjedhja e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës, janë intensifikuar marrëdhëniet me Prishtinën dhe është rritur bashkëpunimi i ndërsjelltë, vlerëson Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Avdullah Hoti.
“Z. Basha ka reflektuar përkushtim dhe përkrahje të pareshtur gjatë procesit të Pavarësisë dhe ndërtimit demokratik të Kosovës, sidomos në periudhën e pasluftës, kur ai qëndroi dhe punoi një kohë të gjatë në Kosovë dhe në Prishtinë. Ka qenë dhe është përkrahës i integrimeve evropiane të Kosovës dhe i njohjes së saj nga shumë shtete në Evropë dhe në botë”, thonë zyrtarë të komunës së Prishtinës.
Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Asdren Osaj tha se, "propozimi që Basha të shpallet Qytetar nderi i Komunës së Prishtinës, është një gjest i respektimit të punës dhe vlerave të tij si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe të një personaliteti, i cili në të gjitha pozitat politike që ushtroi dha kontribut të pakursyer për Kosovën dhe Prishtinën.
(e.m/BalkanWeb)