Vdes tifozi i Fenerbaçes, u therr nga tifozët e Gallatasarajit
Derbi i futbollit, Fenerbaçe–Gallatasaraj sërish ka marr jetë të njerëzve. Në ditën e zhvillimit të derbit të madh të futbollit turk, Fenerbaçe–Gallatasaraj, 2-1, që konsiderohet derbi më fanatik në botën e futbollit, ka humbur jetën një tifoz. Lajmi është konfirmuar nga policia e Stambollit. Tifozi 20 vjeçar është sulmuar, rrahur e më pas edhe therrur nga përkrahës të klubit të Gallatasarajit, kur ishte duke pritur autobusin në një stacion të vogël në qytet.
Sipas raportimeve në mediat turke, viktima ka ndërruar jetë në spital nga lëndimet e rënda që ka pësuar. Autorët e këtij rasti të shëmtuar, ku nuk ka të bëjë asgjë me lojën e futbollit, ende nuk janë arrestuar sipas autoriteteve turke.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)