E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina përplaset me shtyllën e tensionit, 3 të plagosur

Tre persona janë plagosur rëndë ndërsa i kanë shpëtuar për fat djegies, pasi një makinë ka dalë nga rruga në autostradën Lezhë – Laç duke u përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë në anë të rrugës dhe më pas është përfshirë nga flakët. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Lezhës, mësohet se aksidenti ka ndodhur në orën 14:00 të ditës së djeshme, ku një “Fiat Punto” me targa të huaja që po udhëtonte në drejtim të Tiranës, është përplasur me shtyllën e tensionit të lartë. Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa janë dërguar në gjendje kritike për jetën në spitalin rajonal të Lezhës e më pas në Spitalin Ushtarak Tiranë. Ka qenë ndërhyrja e drejtuesve të mjeteve të tjera në momentin e përplasje së autoret urës, që ka shpëtuar tre të lënduarit nga djegia brenda në makinë, pasi makina që punonte me benzinë është përfshirë menjëherë nga flakët dhe është djegur plotësisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›