E Diel, 1 Nëntor 2026

Amerikanet gati për të blerë Partizanin, topi në anën e ministrisë

Nga ILIR CARA

Sapo Ministria e Mbrojtjes ta nxjerrë në shitje, pala amerikane e interesuar për ta marrë është gati për të operuar dhe të nisë projektin

Është thënë prej kohësh se fundi i janarit apo fillimi i shkurtit do të vendosë të ardhmen e Partizanit, i cili sezonin e ka nisur si pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes. Një gjysmë e vërtetë dihet rreth së ardhmes së demave të kuq, pasi prej disa javësh një kompani amerikane ka shfaqur interesim për ta blerë Partizanin dhe për të nisur një projekt madhor për rimëkëmbjen e legjendës.

Ndërmjetës dhe garant në afrimin e kompanisë amerikane tek të kuqtë është deputeti Andis Harasani, i cili njihet edhe si tifoz i Partizanit. Për momentin kompania amerikane po pret lëvizjen e ministrisë dhe, sapo ta nxjerrin në shitje klubin, ata janë gati për të ndërhyrë dhe për ta blerë. Këtë fakt e pohon edhe vetë deputeti Harasani, por nuk jepen shumë detaje. Deri më tani është preferuar, që në skenë të mos dalë emri i kompanisë amerikane.

Gjithsesi, nga burime pranë skudarës mësohet se më 1 shtator mund të nisë nga puna Partizani i amerikanëve. Pra kalimi, i Partizanit në pronësi të kompanisë amerikane mund të vijë si dhuratë për ditëlindje, kur dihet se me 4 shkurt legjenda ka 66 vjetorin e krijimit. Pra, për momentin topi i së ardhmes së Partizanit është në fushën e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi amerikanët janë gati të hyjnë në veprim.

Renis Mehja, ishi i parë që rikthehet Në merkaton dimërore është thënë se Partizani do të përfocohet dhe në shënjestër janë  ishët, që janë shprehur të gatshëm që të rivishen të kuq. I pari që ka mbërritur është sulmuesi Renis Mehja, i cili në fazën e parë luajti me Besëlidhjen. Përmirësimi i financave pa dyshim rikthen te Partizani Klodian Asllanin, Rezert Mahon, Indrit Hithin dhe disa të tjerë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›