Vasili: U dhunua jeta private e qytetarëve
22/05/2009 Mesazhet e Berishës
Lëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje lidhur me mesazhet elektorale të Kryeministrit Sali Berisha dërguar qytetarëve me celularë. Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, gjatë një konference për shtyp theksoi se “Kryeministri Berisha duhet të kuptojë se nuk jemi në diktaturën e proletariatit dhe askush nuk ka asnjë të drejtë të dhunojë jetën private duke çuar mesazhe në celularët privatë të qytetarëve shqiptarë, e aq më pak Berisha”. Në reagimin e tij ndaj veprimit të kreut të ekzekutivit Vasili nuk vonoi të jepte mendimin e tij në këtë rast publik, meqë kjo ishte dhe kërkesë në sms-në e dërguar nga Berisha. “Duke qenë se Berisha na i dhunoi celularët tanë, publikisht po i japim mendimin tonë, meqë na e ka kërkuar. Sa i takon krimit, ai ka shkuar aq larg sa po sulmon tani edhe banesat e qytetarëve. Sa i takon korrupsionit, arritja më e madhe e korrupsionit ka qenë Gërdeci dhe Berisha le të krenohet me të. Sa u takon rrugëve, mijërat e kilometrave janë vetëm në fantazinë e Berishës, ndërsa ne realitet ato janë vetëm shirita të prerë rrugësh, të pafilluara kurrë, janë qindra e qindra fshatra që dergjen pa rrugë në baltë e pluhur”, - vuri në dukje Vasili. Por sipas tij kryeministri do të marrë më 28 qershor përgjigje për këto mesazhe, ndaj i kërkoi që të mos shpenzojë më para nga taksat e shqiptarëve për mesazhe të tilla humbëse.