Maratona e bandës së Durrësit rrëmben edhe Jaho Mulosmanin
22/05/2009 Skandalet e vonesave të gjyqeve, pasqyrë e “rigorozitetit”
Shtyhet gjyqi i të dënuarit për vrasjen e Azem Hajdarit
TIRANË – Janë shtyrë dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe në atë të shkallës së parë dy procese gjyqësore të shumëpërfolura. E para lidhet me bandën e Durrësit, e cila tashmë e ka bërë traditë shtyrjen e gjyqit dhe e dyta me procesin kundër Jaho Mulosmanit, një prej personave të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Mungesa e avokatëve mbrojtës ishte arsyeja që çoi përsëri në shtyrjen e bandës së Durrësit. Nuk është hera e parë. Ky grup e ka bërë traditë që të shtyj seancat sa herë që ta shohë të nevojshme dhe sa herë që bëhen paktet me palën mbrojtëse. Por nga ana e saj gjykata ka reaguar duke u hequr vërejtje avokatëve, madje duke kërkuar edhe shpjegime nga institucionet përkatëse. Megjithatë, asnjë përgjigje pozitive. Po dje ishte seanca e para gjyqësore për Jaho Mulosmanin, i cli megjithëse vuan dënimin me burgim të përjetshëm do të duhet të përballet me disa akuza të tjera për vrasje. Bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë të ndodhur në vitin 1999, pra një vit pas vrasjes së Azem Hajkdarit. Jaho Mulosmani nuk e ndali veprimtarinë e tij keqbërëse. Për këtë ngjarje, Mulosmani është gjykuar një herë dhe dosja, pasi u gjet me disa gabime procedurale u rikthye për gjykim. Dje Jaho nuk është paraqitur para trupit gjykues që do të drejtohet nga gjyqtari Petrit Çomo.